Dhuna ndaj ish-deputetit/ Reagon Basha: Ramës po i vjen fundi

Dhuna ndaj ish-deputetit/ Reagon Basha: Ramës po i vjen fundi

21:28, 02/04/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon policinë e Elbasanit dhe nëndrejtorin Albert Nushi për dhunën ndaj ish deputetit Luçiano Boçi.

Sipas kreut të PD-së, kjo tregon se shumica, pushtetin e blerë po rreket ta mbajnë me dhunën e policëve.

As krimi e as policët e inkriminuar nuk e mbrojnë dot më këtë regjim. Organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të saj i ka ardhur fundi. Populli është në këmbë dhe nuk trembet e nuk ndalet më! Dhunimi dhe shoqërimi i ish-deputetit dhe pedagogut Luçiano Boçi nga banditi Bert Nushi tregon se pushtetin e grabitur me narkokriminelë e vota të blera po rreken ta mbajnë me dhunën e policëve të inkriminuar. Ky akt dëshmon friken dhe fundin e afërt të Maduros se Ballkanit”, shkruan Basha në Twitter.

Në videon e shpërndarë më herët shihet se si ish-deputeti Luçiano Boçi është shoqëruar në mënyrë “barbare” nga Policia e Elbasanit. Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco