'Tërhiqu ose do përfundosh si Çaushesku, do të të tërheqim zvarrë'

'Tërhiqu ose do përfundosh si Çaushesku, do të të tërheqim zvarrë'

20:47, 02/04/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme në protestën e opozitës ka folur edhe mamaja e Dorian Protoduarit, i arrestuar prej dy javësh nga Policia për organizim të protestave të dhunshme dhe kundërshtim të forcave të Policisë.

Në thirrjen e saj, ajo i është drejtuar kryeprokurores Arta Marku duke i kërkuar mos shoqërimin e banorëve të Astirit, pasi ata sipas saj janë duke luftuar për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Protoduari i ka bërë thirrje Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme,  Arta Marku të mos bëhet vegël e politikës dhe e kryeministrit Rama, por të japi një vendim të drejtë. Po ashtu Protoduari i është kthyer edhe kryeministrit Rama për të cilin është shprehur se: ” Jemi lodhur me këtë kryeministër duke thënë ”Turp!”, por ky turpin e ka ngrënë me bukë. Prandaj sot po i bëjmë thirrje Arta Markut. Zonja Prokurore mos u bëjë vegël qorre e Edi Ramës. Boll, ne duam drejtësi! Mos arresto djemtë tanë që ngrenë zërin për të drejtën e tyre. Por arresto, që nga droga, krimi.. po vriten gjithë njerëzit në Shqipëri.

Të bëjmë thirrje nga Unaza e Re, mos jep vendim për djemtë tanë. Ata nuk kanë bërë gjë, vetëm kanë kërkuar të drejtën e tyre. Kërkojnë të drejtën e fjalës, të drejtën e shtëpisë. Prandaj i thuaj këtij projekti të marrë fund me atë vjedhje dhe vendos përpara drejtësisë Gjiknurin, Afrimin dhe këdo që ka dorë në këtë aferë korruptive. Kemi 5 muaj këtu, ti mos u bëj vegël e Edi Ramës.

Rama do të ketë fundin e hidhur të çdo diktatori. Do ta heqim zvarrë si Çausheski, ka për të përfunduar nëpër burg, do të përfundojë ky diktator i vendit. Do ta heqim zvarrë, s’ka kund për të ikur do të përfundojë vetëm në birucat e këtij shteti.”, tha mamaja e Dorian Protoduarit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco