Zyrtari amerikan vjen në Tiranë/ Takime me Metën, Ramën, Bashën dhe Kryemadhin

Zyrtari amerikan vjen në Tiranë/ Takime me Metën, Ramën, Bashën dhe Kryemadhin

19:53, 02/04/2019
A+ Aa A-

Kriza politike ka nxitur ndërkombëtarët të takojnë politikanët shqiptarë për zgjidhjen e ngërçit.

Burime te SYRI.net thane se javën e ardhshme, do të vijë në Shqipëri zyrtari i lartë amerikan Matthew Palmer, i cili do të takojë Presidentin Ilir Meta, Edi Ramen, kreun e opozites Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-se, Monika Kryemadhi.

Në një moment të vështirë politik, ku opozita ka dorëzuar mandatet, kryeministri Edi Rama vazhdon të qeverisë i vetëm dhe presidenti Ilir Meta është shprehur i gatshëm të vetësakrifikohet për zgjidhjen e krizës, Palmer do të diskutojë me politikanët për gjetjen e një zgjidhje.

Matthew Palmer është Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA, me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egje.

Më parë, ai ka mbajtur postin e drejtorit të Zyrës së Evropës Jugore Qendrore. Ai flet serbisht, greqisht dhe japonisht.

Palmer së fundmi ka realizuar disa vizita në vendet e Ballkanit, si në Maqedoni dhe Greqi, ku ka këshilluar për situatën politike në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkodrani i varfer02/04/2019 20:30

Na sillni ate ,Buldozierin prej Amerikes....ai na i zgjidh punet!

Shto koment

Denonco