Ish-deputeti thirrje protestuesve: 'Nesër në 9.30 para parlamentit të rrëzojmë bandën e Ramës'

Ish-deputeti thirrje protestuesve: 'Nesër në 9.30 para parlamentit të rrëzojmë bandën e Ramës'

19:38, 02/04/2019
A+ Aa A-

Ka filluar pak minuta më parë për të 150 ditë protesta e Unazës së Re kundër shembjes së ndërtimeve nga qeveria Rama.

Në fjalën e tij, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, u ka bërë thirrje protestuesve të bashkohen nesër në orën 9.30 para Parlamentit në protestën e radhës që do të mbajë opozita e bashkuar kundër qeverisë, jo për interesa politikë por për interesa kombëtare.  

 ‘Nuk kam se si të mos e komentoj atë fjalor të ndyrë që përdor ky kryeministër. Është një turp i madh që kemi pasur këtë kryeministër, edhe pse e dinte që po e ndiqnin fëmijë, atë fjalor e ka përdorur në parlament, në partinë e tij, kudo.

Të dashur miq, nesër kemi protestën para parlamentit dhe unë dua t’ju ftoj të jemi aty në orën 9.30, jo për interesa politike, por për atë kombëtare.

Edi Rama është kërcënim kombëtar i cili po destabilizon Shqipërinë me banda që fshihen pas deputetëve të Ramës, pas llogarive bankare offshore të Ramës,

Të ngrihemi për të zgjedhur midis demokracisë dhe Ramës.

Të zgjedhim midis vendit tonë, të zgjedhim për të drejtat tona, apo një narkotrafikant si Edmond Bego.

Do zgjedhim projekte të tilla si këtu te Unaza, apo një projekt madhor siç është projekti i Shqipërisë Europiane, që kërkon zgjedhje të lira dhe jo banda.

Ne do ti japim një mesazh të qartë para datës 13 prill. Datë e cila do të vendosë të drejtat tuaja para pushtetarëve.

Unë ua kam thënë shpesh që ajo që keni bërë këtu do flitet me vite me radhë.

Nuk është parë kurrë që qytetarë me mbështetjen e tyre të rrinë 5 muaj në një protestë.

Kjo do të jetë protesta e protestave që u tregon qytetarëve se kur ata janë të bashkuar ata fitojnë.

Ju keni fuqinë për të shpëtuar vendin.

Sot jemi në ditën e 2 prillit ku mund të kujtojmë të vrarët nga nomenklatura komuniste.

Ky do të mbahet mend vetëm për drogën, Atë ka, atë pi. Ndaj duhet tja marrim atë parlament.’, tha Balliu.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco