VIDEO/ Basha: Protesta e mbarë shqiptarëve, të njëjtin përfundim si e 2 Prillit, rrëzimin e diktaturës!

VIDEO/ Basha: Protesta e mbarë shqiptarëve, të njëjtin përfundim si e 2 Prillit, rrëzimin e diktaturës!

11:06, 02/04/2019
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot nga Shkodra se "protesta madhështore e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve ka vetëm një përfundim, të njëjtin përfundim që pati protesta e 2 Prillit dhe sakrifica e katër bijve më të mirë të Shkodrës: rrëzimin e diktaturës, triumfin e lirisë, triumfin e demokracisë.”

Basha tha: "Asnjëherë nuk ka qënë më e kërcënuar demokracia sesa sot, liria për të zgjedhur me votë dhe rrëzuar me votë qeverinë se sa sot.

Në delir, nga aleanca e politikës me krimin, e krimit politik që përgjak Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë,  shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund ta likuidojë opozitën dhe se mund të bëjë edhe pa të, se mund ta marrë Shkodrën pa zgjedhje, se mund të mbajë Shqipërinë pa zgjedhje,  për sa kohë t’i nevojitet, mundësisht përjetësisht. Kjo nuk ka për të ndodhur.

S’ka vegla të verbra, as gaz lotsjellës, as hafije, as aparat shtypës, që të mund të rikthejë qetësinë e kufomës politike të Rilindjes, trashëgimtares së denjë të krimit të 2 prillit 1991. Protesta mbadhështore e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve ka vetëm një përfundim, të njëjtin përfundim që pati protesta e 2 prillit dhe sakrifica e katër bijve më të mirë të Shkodrës, rrëzimin e dikaturaës, triumfin e lirisë, triumfin e demokracisë.”

    FJALA E KRYETARIT LULZIM BASHA NË MEMORIALIN E 2 PRILLIT

    Të dashur familjarë të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besmir Cekës,

    E nderuar zonja kryetare e Bashkisë,

    Zoti kryetar i Partisë Demokratike,

    Të nderuar dhe të dashur qytetarë dhe qytetare shkodranë, të rinj dhe të reja,

    28 vite më parë diktatura komuniste në grahmat e fundit vendosi të hakmerrej ndaj qytetit më meritor në rrëzimin e saj.

    Katër 20 vjeçarë, nga më të zotët në përpjekjen shkodrane dhe mbarëkombëtare për rrëzimin e regjimit që më herët, kryeqyteti i veriut e kishte tronditur edhe me satirë e me bejte, u identifikuan, u përcaktuan dhe u ekzekutuan nga bisha që po jepte shpirt.

    Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Çeka u vranë dhe ranë në altarin e demokracisë.

    Ata u bënë theror dhe hynë në përjetësinë e Shkodrës dhe të Shqipërisë.

    2 prilli hyri në historinë tonë kombëtare dhe asnjëherë nuk do të reshtim së nderuari këtë datë, që tashmë në Shkodër, është adresë dhe ky shesh për Shqipërinë është kujtesë e përhershme se rrënjët e të keqes nuk thahen, nëse nuk i shkulim një herë e mirë.

    Rrënjët e të keqes ushqehen me vesin, ushqehen me krimin e pandëshkuar.

    Sot Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë ia merr ajrin një shartesë, një mostër sa politike aq dhe kriminale e cila është rritur nga mungesa e vëmendjes, nga pandëshkueshmëria, nga indiferenca dhe tolerimi.

    Kjo mostër është qeverisja me krimin që mbijeton edhe për shkak se nuk i nxorëm siç duhet përgjegjësitë e 2 prillit 1991.

    2 prilli si bashkëjetesë e krimit me qeverinë ka sot fytyrën e krerëve të qeverisë dhe të parlamentit, ka sot dorën e zezë që godet dhe përgjak qytetet tona, ka sot shtrëngesën dhe dangën e varfërisë mbi gjithë shqiptarët, ka sot vulën e emigracionit mbi pasaportat e mbi 500 mijë qytetarëve tanë, ka sot kuvendin e turpit, kuvendin e krimit, kuvendin e denjë trashëgimtarë të krimit të 2 prilli.

    Prandaj ne ikëm  nga ajo strofkull e krimit pasi po të mos iknim do të ishte njësoj sikur të ishim këtu më 2 prill të vitit 1991 por në anën e kundërt, jo në anën e protestuesve, jo në anën e liberatorëve, jo në anën e Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekës por nën anën e komitetit të krimit, komitetit të partisë së Shkodrës.

    Sot në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë është e ngjashme situata me vitin 1945 të cilën fare shkurt dhe qartë, At ZefPllumbi e tregon me këto fjalë: “Shqipënia e terrorizume kishte ranë në koma, njerëzit e ditun nuk dishin ma kurrgja dhe njerëzit e paditun kishin në dorë gjithçka , atë që nuk dihej.”

    Pra, njerëzit e ditur nuk dinin si të mbroheshin sepse të paditurit ishin gati të bënin gjithçka, edhe atë që nuk merrej me mend e s’thuhej akoma. Ky është realiteti i sotëm që na sjell në kujtesë që e vetmja gjë që i duhet të keqes dhe të ligut të triumfojë është indiferenca dhe mosaktivizimit i të drejtit dhe të diturit.

    Prandaj në këtë 28 vjetor nuk tingëllon kurrë më aktuale sakrifica e dy prillit se sa sot. Sepse asnjëherë nuk ka qenë më e kërcënuar demokracia, liria për të zgjedhur me votë dhe për tërëzuar me votë qeverinë .

    Nëdelir nga aleanca e politikës me krimin, e krimin politik që vijon të përgjakë Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë, shëmbëlltyra e këtij regjimi mendon se mund ta likuidojë opozitën, se mund të bëjë edhe pa të, edhe se mund ta marrë Shkodrën edhe pa zgjedhje e mund ta mbajë Shqipërinë pa zgjedhje e nën zgjedhë, për sa kohë t’i nevojitet mundësisht, përjetësisht.

    Kjo nuk ka për të ndodhur. Nuk ka vegla të verbra, as gaz lotsjellës, as afije, as aparat shtypës, që mund të rikthejë qetësinë e kufomës politike të “Rilindjes”, trashëgimtares së denjë të krimit të 2 Prillit të vitit 1991.

    Protesta madhështore e shkodranëve dhe e gjithë shqiptarëve ka vetëm një përfundim, të njëjtin përfundim që pati protesta e 2 Prillit dhe sakrifica e 4 bijëve më të mirë shkodranë, rrëzimin e diktaturës, triumfin e lirisë, triumfin e demokracisë.

    Në këtë përvjetor të kujtesës së heronjve të 2 Prillit të vitit 1991 dhe plagosjes të mbi 100 bashkëqytetarëve të tyre, s’mund të rrimë pa përmendur një turp, një marre, një ofendim që komunizmi i bëri Shkodrës.

    Askund ku kam shpelur në mbarë Shqipërinë, nuk jam vënë më shumë në mendime, se sa me ardhjet e mia në Shkodër, kur kujtoj këtë ofendim, këtë shkelje dhe përdhosje që komunizmi i bëri Shkodrës.

    Në Shkodër, në kryeqytetin e parë të shqiptarëve, në kryeqytetin e lirisë, në qytetin që ka dëshmitë më të pandërprera tëqytetërimit tonë, të gjuhës sonë, të muzikës sonë, të tregjeve tona, të monedhave tona, të institucioneve tona kulturore e shtetërore, përmbledhjeve të para të mitologjisë sonë, institucioneve tona të kultit, shenja dhe simbole që e klasifikojnë Shkodrën si Jeruzalemin tonë, Jeruzalemin e shqiptarisë, komunizmi gjakatar vendosi ta shenjojë duke hapur të parin muze ateist të botës, pra të parën parrullë të një qytetërimi të pazotë, e ku? Mu në Shkodrën e krenarisë dhe qytetërimit.

    Diktatura kësisoj donte ta bënte Shkodrën shembull, ta përçudnonte, t’i tregonte botës se e ktheu Jeruzalemin tonë në një vend të pazotë, ajo qëpërqafron tej mase Jeruzalemin dhe Shkodrën është sakrifica. Atje para dymijë vjetësh u kryqëzua Krishti, këtu pas dymijë vjetësh u kryqëzua besimi në Zot, atje u Krishti u ngjall, këtu u ringjall feja, siç e tha shumë bukur Papa Gjon Pali i II-të.

    Por sot në Shkodër, ngrihen mbijetuese Katedralia e Madhe dhe Xhamia e Madhe.

    Zombi i diktaturës ka mbetur aty në cep përtej Urës së Bunës, s’ka mundur të hyjë në qytet, as në institucione dhe nuk kemi për ta lejuar të hyjë më kurrë!

    Shkodra e ka shkishëruar shitblerjen e votës. Shkodra do ta bëjë hasha këdo që shet dhe blen votën.

    E gjithë Shqipëria po bëhet gati edhe një herë nën  shembullin dhe lidershipin e Shkodrës ta përzë regjimin e hajnit që po na turpëron përditë, po na largon nga Europa dhe po na degdis në shembuj që asnjëherë nuk kanë qenë shembuj për shqiptarët.

    Sot është dita jo vetëm t’i drejtohem Shkodrës dhe shkodranëve, me mirënjohjen më të thellë që më del nga shpirti, si Kryetar i Partisë Demokratike dhe opozitës si shqiptar, por po kështu t’i them Shkodrës dhe shkodranëve së bashku me dhimbjen e thellë, nderimin  dhe përkujtimin për katër heronjtë e 2 Prillit, jeni dhe duhet të jeni, jemi dhe duhet të jemi krenarë për këtëçmim kaq të lavdishëm që keni vendosur në altarin e lirisë dhe të demokracisë.

    Mostra që shkaktoi 4 Dëshmorët e 2 Prillit dhe qindra qytetarëve të plagosur, nuk ka vdekur.

    Ajo po përpëlitet si bishë e plagosur prandaj ne jemi sot të thirrur sërish nga historia.

    Shkodra është e thirrur nga historia, Shqipëria është e thirrur nga historia për t’u ngritur me sytë nga e ardhmja.

    Dhe unë jam plotë besim këtu në këtë qytet, më shumë se kudo tjetër se ne do të jemi në lartësinë e misionit, do të jemi në lartësinë e thirrjes së pavdekshme: “E duam Shqipërinë si gjithëEuropa”, e cila do të triumfojë mbi çdo tentativë për riciklimin e diktaturës, mbi mostrat e 2 Prillit 1991 që sot kërkojnëserish të mbajnë në këmbë një pushtet hajdut dhe racist. Ne jemi në këmbë, Shkodra dhe Shqipëria është në këmbë, prandaj kjo është garancia se do ta fitojmë këtë betejë, do ta fitojmë pa pyetur për çmimin e sakrificës si me 2 Prill 1991 edhe më 2 Prill 2019, dhe  çdo ditë kjo është e njëjta betejë për demokraci dhe fundi i saj do të jetë fitorja e kësaj beteje.

    Si atëherë, si sot, populli i Shkodrës është i rreshtuar në të njëjtën anë të barrikadës dhe unë jam krenar të jem në krah të popullit të Shkodrës, bashkë me Partinë Demokratike, bashkë me opozitës, në krahun tonë janë vlerat më të shenjta të lirisë dhe demokracisë, vlerat e aleatëve tanëeuropian dhe amerikan, prandaj unë e di siç e dini edhe ju, siç e di Shqipëria mbarë se ne do të fitojmë.

    Lavdi heronjve të 2 Prillit 1991,

    Zoti e bekoftë Shkodrën e Lirisë dhe Demokracisë,

    Zoti e bekoftë Shqipërinë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Askushi02/04/2019 12:06

    Kete nuk duhet ta thuash Luli, pasi 2 prilli nuk udhehiqej nga ju, dhe kjo eshte e rendesishme. Deri tani vetem na keni zhgenjyer fatkesisht

    Shto koment

    Denonco