Kryemadhi takim me gjimnazistët në Tiranë: Rinia, themeli i programit të LSI, do dyfishojmë buxhetin për arsimin

Kryemadhi takim me gjimnazistët në Tiranë: Rinia, themeli i programit të LSI, do dyfishojmë buxhetin për arsimin

18:13, 01/04/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me një grup gjimnazistësh në Tiranë.

Sipas Kryemadhit, rinia është themeli im programit të partisë që ajo drejton, ndërsa premton edhe dyfishim të buxhetit për arsimin.

Njoftimin e bën vetë Kryemadhi, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot u takova me një grup gjimnazistësh nga shkollat 'Qemal Stafa' dhe 'Sinan Tafaj'. E jashtëzakonshme energjia e tyre pozitive dhe dëshira për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë të përbashkët. Dështimi më i madh i kësaj qeverie është lënia e rinisë pas dore. Largimi i tyre nga vendi, vrasja e shpresës dhe ëndrrave të tyre është plaga më e madhe që politika e mbrapshtë i ka shkaktuar Shqipërisë. Rinia është themeli i programit të LSI. Ne nuk do t’i zhgënjejmë të rinjtë. LSI do të dyfishojë buxhetin për arsimin. Një rini e mirëarsimuar dhe punësimi i saj është garancia e vetme për një Shqipëri që nuk plaket! Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë shtëpi për rininë tonë”, shkruan në Facebook Monika Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco