'Hënkshin kokat e njëri-tjetrit'/ Basha i përvishet Ramës: Të zbardhen vrasjet ose ka gisht shteti!

'Hënkshin kokat e njëri-tjetrit'/ Basha i përvishet Ramës: Të zbardhen vrasjet ose ka gisht shteti!

17:06, 01/04/2019
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim me bizneset në Malësi në e Madhe.

Gjatë bisedës me një biznesmen të vogël, Basha u ndesh me problemin e pasigurisë në qytetin e Shkodrës gjë e cila iu deklarua nga përgjegjësi i biznesit të vogël.

Gjatë fjalës së tij Basha komentoi deklaratën e Ramës i cili më herët në një studio televizive është shprehur “Hënkshin kokat e njëri-tjetrit”.

“Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit. Marr frymë thellë… Le të vrasin njëri-tjetrin, janë të lutur ta bëjnë. Këta të fortët që bëjnë të fortin nëpër qytete do zhduken, do e mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia”, do të shprehej Rama.

“Ke të drejtë të kesh frikë se këtu bandat të hanë kokën e njëri-tjetrit thotë kryeministri, hënkshin kokën e njëri-tjetrit thotë ai. Po ashtu është edhe Policia për çfarë paguhen, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Ajo ngjarje e rëndë duhet zbardhur ose në të kundër ka gisht shteti”,-tha Basha.

Deklarata e Ramës në Report Tv nëntorin e 2018:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco