Zotimi i Bashës në Koplik: Do të ndalim hemorragjinë e largimeve nga vendi

Zotimi i Bashës në Koplik: Do të ndalim hemorragjinë e largimeve nga vendi

16:57, 01/04/2019
A+ Aa A-

Gjatë takimeve në Koplik, kreu i PD-së Lulzim Basha është ndalur në një biznes tjetër. Ai iu zotua se do të bëj gjithçka të ndalë hemoragjinë e largimeve!

“Po ecën shumë keq. Shumë njerëz kanë ikur nga Malësia e Madhe. Gjithçka ndikon tek konsumi. Plus që taksat e reja na detyrojnë që çdo ditë të largojmë punëtorët që kemi pasur. Në Koplik janë 3 bukëpjekës dhe të gjithë janë në të njëjtën situatë”, u shpreh bukëpjekësi.

“Ne duhet të ndalim hemorragjinë e largimeve. Para një muaji e gjysëm ishim në Hot dhe atje ishte mbyllur shkolla krejt. Prindërit qanin. Dhe nuk bëhet fjalë për një vend të varfër. Vendi ynë i ka të gjitha mundësitë të mbajë popullsinë aktuale por edhe ta dyfishojë, prandaj prioritet është kthimi i rritjes ekonomike, i cili hap edhe vende pune. Kjo do të jetë një nga sfidat tona kryesore. Do keni mbështetjen tonë totale. Taksa e vetme që do paguani me qeverinë e Partisë Demokratike do të jetë 0,5 % e xhiros, taksë e përbashkët vendore dhe qendrore. Kështu që ju s'do ta keni mendjen tek rryshfeti që kërkon shteti, por do ta keni mendjen vetëm të punoni e të prosperoni”, deklaroi Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco