Rama qesharak si lideri i Guineas, uron Erdoganin për humbjen e zgjedhjeve

Rama qesharak si lideri i Guineas, uron Erdoganin për humbjen e zgjedhjeve

16:41, 01/04/2019
A+ Aa A-

Është fundi qesharak i çdo drejtuesi autoritar, që shikon fitore edhe aty ku ka humbje.

Ndërsa Presidenti i Turqisë, Erdogan, duket se ka humbur qytetet më të mëdha më zgjedhjet e fundit lokale, ku pas Ankarasë duke se ka pësuar disfatë edhe në Stamboll, kryeministri Rama shkon edhe e falenderon për fitoren.

Të paktën kështu shkruan agjencia e lajmeve turke ‘Anadolu Agency’, e njohur ndryshe edhe si agjencia në varësi të Erdoganit, që shkruan se ‘Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka uruar presidentin turk dhe “Kryetarin e Përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim” (AKP), Erdoan, për “fitoren e arritur në zgjedhjet lokale”.

Por Rama nuk është i vetmi që ka uruar Presidentin e Turqisë. Erdogan.

Në listë me Ramën është lideri serb i Bosnjës, Millorad Dodik. President i Serbisë Aleksandar Vuçic. Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, Presidenti i Azerbajxhani Ilham Aliev si edhe Presidenti i Guinesë, Alpha Conde, të gjithë këta të njohur bashkë me Ramën si kampion të demokratcisë, në vendet e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Think tank01/04/2019 21:51

Kështu di t'i bëjë Rama urimet. Vitin që kaloi, ju kujtohet besoj, kur Be-ja na la pas dere, Rama tha se kjo duhet festuar, por, kur të na pranojnë prej së vërteti, duhet të qajmë. Ndoshta, sepse kështu livadhisim pa fre dhe sepse nuk e meritojmë. Kjo po ndodh edhe me Erdoganin dhe adhuruesin e tij. Urime me kokë poshtë në formë "urim -mallkimi "meriton ai.

krist01/04/2019 17:59

Te gjitha urimet,jane bere me dten 1 prill,qe eshte dite e rrenave.Si e paskeni harruar kete fakt.Por edhe nuk ju fajesoj,se ne fakt,rrenacaket,edhe urimet i bejne ne diten e rrenave.

Shto koment

Denonco