Qytetari në Malësinë e Madhe-Bashës: Dikur gjimnazi kishte 700 nxënës, sot 300

Qytetari në Malësinë e Madhe-Bashës: Dikur gjimnazi kishte 700 nxënës, sot 300

16:35, 01/04/2019
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka nisur takimet e tij në Malësinë e Madhe. Ai fillimisht u ndal në një biznes të vogël, ku bashkëbisedoi me pronarin e tij.

Ai i tregoi Bashës se si ka rënë numri i nxënësve në vend dhe se si po largohen familje të tjera.

“Dikur gjimnazi ka patur 700 nxënës, sot ka 300 nxënës. Është edhe kriza morale, shpirtërore, po ikin familje. Ne mendojmë të jetojmë këtu, ndjehem shumë i lodhur kur nuk e shoh të ardhmen e fëmijëve të mi këtu. Gruaja nuk punon. Ne jemi partizanë të rrimë këtu. Shpresojmë me ndihmën e Zotit, do ndryshoj", u shpreh qytetari.

“Me ndihmën e Zotit dhe me punën e njerëzve të ndershëm”, u shpreh Basha.

Qytetari, duke patur parasysh edhe ngjarjet e rënda kriminale në Shkodër, u shpreh se tani njerëzit kanë frikë të dalin edhe në rrugë.

“Kanë ndodhur. Kemi frikë të dalim në rrugë”, tha ai gjatë bisedës me kreun e opozitës.

“Aty ka edhe njerëz të pafajshëm, njerëz që kanë dhënë kontribut për Korçën. Ose është shteti i përfshirë”, u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha.

Takimi LIVE i kreut të PD-së në Malësinë e Madhe:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/04/2019 17:27

Vetë e keni fajin që ja shisni votat atij barkderrit.

Shto koment

Denonco