Ish-drejtori i Përgjithshëm: Saimir Tahiri e shkatërroi Policinë e Shtetit

Ish-drejtori i Përgjithshëm: Saimir Tahiri e shkatërroi Policinë e Shtetit

16:08, 01/04/2019
A+ Aa A-

Ahmet Prençi, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është shprehur në studion e SYRI.net se ardhja e Saimir Tahirit në krye të ministrisë së Brendshme e shkatërroi policinë.

Sipas Prençit, Tahiri shkatërroi të gjithë strukturën e ngritur dhe ligjin e Policisë së Shtetit që e kishte ndarë nga politika.

‘Ligji i policisë së shtetit i votuar në vitin 2008 bëri që kjo strukturë të largohet nga policia.

Por me ardhjen e Saimir Tahirit në krye të policisë, e shkatërroi këtë strukturë. Në atë kohë policia kishte më pak punonjës, rreth 2 mijë persona, por kishte më shumë punë, më shumë goditje’, u shpreh Ahmet Prençi përballë gazetarit Alen Xhelili.

Sipas ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, ‘ardhja e Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme e shkatërroi policinë në mënyrë të pariparueshme. Ardhja e Xhafajt me 40 bandat e tij kriminale, por që nuk i tha asnjëherë, ardhja e Lleshit që kërkon të militarizojë policinë janë vetëm hapa’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta01/04/2019 17:54

Saimir Tahiri i dha grushtin e nokautit policise [por prishja e saja, e policise se shtetit, filloi me Bujar Nishanin dhe kete ti ish drejtor i pergjithshem e di me mire se kushdo tjeter edhe se e ke hequr mbi shpinen tende........

Shto koment

Denonco