Agron Tufa: Kërcënim direkt, Spartak Braho frikësohet nga zbardhja e krimeve të komunizmit

Agron Tufa: Kërcënim direkt, Spartak Braho frikësohet nga zbardhja e krimeve të komunizmit

15:24, 01/04/2019
A+ Aa A-

Deputeti i PS-së, ish-prokurori i komunizmit, Spartak Braho ka sulmuar sot shkrimtarin Agron Tufa në lidhje me punën e tij në zbardhjen e krimeve të komunizmit.

Braho kërcënoi se do të kërkonte largimin e tij si drejtor të Institutit të ish të Përndjekurve dhe të Dënuarve Politikë.

Duke folur për SYRI.net, pedagogu Agron Tufa ka rrëfyer disa nga arsyet se pse Braho ka sulmuar atë.

‘Akuzat e Spartak Brahos dhe mllefi i tij, nuk ka asnjë lidhje me institutin. Ne nuk kemi lidhje me asnjë forcë politike, Ne jemi një Institut që kemi mbledhur rreth vetes shumë studiues’, është shprehur Tufa.

Duke folur në lidhje live me studion e SYRI.net, Tufa është shprehur se Instituti i ish-të Përndjekurve ka një mision të shpëtimit të kujtesës të persektuarve të diktuarës.

‘Sjellja e Brahos është një shantazh, një kërcënim sepse pas Brahos fshihet Sigurimi i Shtetit me begraundin e tij.

Nëse më ndodh mua diçka apo familjes time ai do te jetë përgjegjës. Është një kërcënim direkt për mua’, është shprehur Agron Tufa për SYRI.net.

‘Kur kërcënimi vjen nga Spartak Braho pasi e shkuara e tij është me sigurimin. Unë do të vijoj detyrat e mia pavarësisht kërcënimeve dhe shantazheve’, është shprehur Tufa gjatë intervistës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rudy01/04/2019 22:18

Hahaha Më kenaqën komentet. Love you Gone

Daj Jaku01/04/2019 18:03

Kemi "ligjëruar" për largimin e kriminelëve nga parlamenti dhe nga administrata, largimin e kriminelëve ordinerë, hajdutë, trafikantë etj. ndërsa kryekriminelët e genocidit komunist kundër popullit shqiptar i kemi në krye të parlamentit dhe shtetit. Pa pastruar këtë kupolë mafjoze nuk ka shpëtim Shqipëria prej grupeve mafjoze të bandave të përhapura në të gjithë territorin, të cilat janë nën hyqmin e kryekriminelëve që sundojnë politikën. Shiriti i derrit nuk del pa i këputur kokën.

tarasi01/04/2019 17:01

Qarrishta, Spartak Braho nuk eshte nje prostatist ordiner , por eshte nje qen e biri qenit, kriminel dhe i paftyre ,sherbetori i pakursyer i diktatures enveriste , qe per fatin e keq eshte dhe sot ne politike dhe kercenon me dhembet e kalbur por te helmatisur. Eh moj demokraci e shtirur sa tinzare qe erdhe , ku kriminelet e diktatures bejne dhe moral .

ushtari01/04/2019 16:53

spartak braho ka qene aktiv i sigurimit te shtetit dhe eshte perdorur nga cdo qeveri. madje edhe nga berisha eshte perdorur jo pak here. lere pastaj nga ilir meta. e urdheronte meta shko te berisha dhe dergoi ate material e kete material dhe me vrap taku. tani e kane urdheruar te rrije me ramen se i duhet. taku denimin e pare si prokuror ia ka dhene nje ushtari 20 vjec me vdekje, per tentave arratisje. lere pastaj sa krime dhe tortura ka bere neper hetuesi para `90. deri edhe perdhunime ka bere taku neper qelite e hetuesise. kulmi ishte kur e kapi gruan e vet ne flagrance dhe nuk e ndante dot se ishte dashnorja e nje shefi te madh te sigurimit ne durres. i shkreti tak, tere jeten ashtu e mbajti. djemte e tije kane bere dhe vrasje ne durres, lere pastaj vjedhje e kercenime dhe nuk guxon kush ti hetoje. sigurimi ka lidhje te forta.

Gramoz01/04/2019 16:40

Edhe 100 vjet te tjera per ty z.Tufa, mos ja ver re nje ish persekutori qe ben kaken ne brek si ky legeni i kohes se enver dylberit. Ca si puna e ketij zorraxhiu, ti kesh mik, ste bejn pune, ti mesh armiq te hane mune. Sigurisht ky taku eshte nga ata qe te hane mune.

Qarrishta01/04/2019 15:50

Z. Tufa! Mos e caj bythen fare nga kercenimet e nje prostatisti ordiner. Nje qen qe leh nuk te kafshon.

Shto koment

Denonco