Dosja 184/ Zbulohet telefonata e Edi Ramës në përgjime… Çfarë tha ai kur u mbyllën votimet

Dosja 184/ Zbulohet telefonata e Edi Ramës në përgjime… Çfarë tha ai kur u mbyllën votimet

12:23, 01/04/2019

Nga Basir Çollaku

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë është pjesë e dosjes së krimit elektoral në zgjedhjet e bashkisë në Dibër në vitin 2016. Përgjimet kanë nëpër CD telefonatën e shefit të qeverisë.

Kryeministri ditën e zgjedhjeve me 11 shtator 2016, ka marrë në telefon në orarin e mbylljes së kutive të votimit.

Ai i ka telefonuar shefit të shtabit socialist të fushatës në Peshkopi. Pas përshëndetjeve biseda është thuajse një kalimshe…

Rama ka thënë: Alo… a u realizuan të gjitha objektivat ashtu siç e kishim lënë, siç kishim rënë dakord?

Vartësi politik administrativ dhe elektoral i është përgjigjur Kryeministrit:

Po, po shef, gjithçka është ok, ashtu siç kishim rënë dakord, janë realizuar të gjitha…

Biseda është zhvilluar nga Edi Rama, ditën e zgjedhjeve sapo është lajmëruar mbyllja e kutive të votimit. Duket se kreu i ekzekutivit ka qenë i bindur se marifeti i tij ka funksionuar në shifra duke prodhuar një diferencë përtej çdo parashikimi me 4 mijë vota.

Me sa nënkuptohet Edi Rama ka qenë njëherësh regjisori i skemës së blerjes masive të votave dhe e ka ditur me së miri se çfarë ekzekutimi elektoral do të ndodhte në Peshkopi pas largimit të Shukriut.

Aksioni intensiv i ekipit të tjetërsimit të votës nëpërmjet blerjeve, shantazheve, presioneve, e mënyrave të tjera të paligjshme, ka nisur nga e premtja deri të dielën në mbyllje të orarit zyrtar. Gjithashtu në dosje janë edhe përgjimet ku kapen në biseda të ngjashme dhe më rëndë Damian Gjiknuri dhe zyrtarë të tjerë në Tiranë dhe në Peshkopi.

CD-të e shumta të përgjimit kanë bisedat e ekipit të blerjes se votave masivisht. Janë të përfshirë në këta fashikuj hetimorë të gjithë drejtuesit e administratës lokale dhe qendrore në Dibër e Tiranë aso kohe, të arsimit, shëndetësisë, tatimeve, doganave, policisë.

Ymer Lala më pak, por të angazhuar në këtë operacion elektoral dalin me së tepërmi vëllai i tij dhe e bija deputete. Nuk ka mjaftuar kjo. Njerëzit që ishin identifikuar si votues të djathtë janë kanosur me heqje nga puna për vete dhe familjarë të tyre.

Ka raste kur edhe për prindër që kanë fëmijët në punë në Tiranë, merren masa shtrënguese deri na largim nga puna për të ndërruar mendjen për votën në favor të kandidatit socialist Muharrem Rama.

Një tjetër element i përdorur që ka rezultuar të bjerë në episodet e hetimit ka të bëjë dhe me parcelat e hashashit. Presioni që ushtrohej mbi pronarë të mundshëm parcelash, të cilëve u caktohej kujdestari për lagje të caktuara, dhe për shifra votash në favor të pushtetit.

Blerjet ishin masive…

Ka shumë copëza përgjimesh ku thuhet:

… Dëgjo kemi edhe kaq votues të tjerë këtu që mund t’i kemi… si t’ia bëjmë…

jepi (paguaj)… vinte përgjigja nga qendra elektorale e blerjes…

Dosja 184 është dosja etalon e krimit elektoral në të cilën është e përfshirë mazhoranca . Ky ishte eksperimenti kanibal në zgjedhjet lokale i transferuar në ato parlamentare një vit më vonë.

Këto përgjime dhe shumë të tjera CD gjenden prej 3 vitesh në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda. Por me sa duket mbi të ka pasur ashtu si edhe sot trysni për ta dështuar dhe shkërmoqur hetimin. Hetim që ka provuar pretendimin e akuzës dhe gjendet ende nëpër sirtarë prokurorie duke pritur vettingun ta mbyllë. Asnjë ministër dhe asnjë drejtor nga shumë të tille nuk janë marrë të pandehur.

Asnjëherë nuk është bërë përpjekje të thirret kryeministri Edi Rama dhe të dëshmojë në Prokurori se cilat ishin të gjitha objektivat e realizuara në orën e darkës së mbylljes së votimit?! Rezultati paska qenë i dalë përpara se të certifikonte KQZ edhe formalisht. Ky veprim kriminal ende nuk ka marrë orë hetimore për të shndërruar persona nën hetim dhe të pandehur dhjetëra zyrtarë të lartë mes tyre edhe kryeministrin e vendit Edi Rama.

Deri atëherë dosja 184 e cila ka ndërruar së paku katër prokurorë do të udhëtojë deri në duart e prokurorit që do të premtojë se e mbylli sipas oreksit qeveritar…

Por… Por… Deri atëherë duhet të bëjnë kujdes hetues, prokurorë dhe opgj, se në sistem gjithnjë çdo prirje e pakujdesshme për hatër të shefit, gjithnjë lë gjurmë në sistemin procedural…

Siç thotë Dan Brown… rojet dikush i ruan …

/ShijakTv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco