Rama sot: ‘Duan të kapin noj gjo..’, ç'thoshin socialistët para 10 vjetësh kur bllokuan Bulevardin 3 javë dhe ‘çfarë kapën’!

Rama sot: ‘Duan të kapin noj gjo..’, ç'thoshin socialistët para 10 vjetësh kur bllokuan Bulevardin 3 javë dhe ‘çfarë kapën’!

14:46, 31/03/2019
A+ Aa A-

Opozita shqiptare prej dy muajsh është në protestë masive, ndër të tjera edhe për shkak të manipulimit dhe blerjes tashmë të faktuar të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Drejtuesit e opozitës dhe qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e Kryeministirt Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, dhe zgjedhje të shpejta të parakohshme ndërkohë që kanë kryer edhe aktin e paprecedentë të dorëzimit të mandateve parlamentare.

Dosjet 339 dhe 184 janë në prokurori dhe pritet vetëm hapja e tyre.

Nga ana tjetër Rama deklaroi së fundi me një fjalor banal e të papërshtatshëm për një kryetar qeverie se “opozita po rri në rrugë, me qëllim që të kapë ndonjë gjë”.

Po çfarë ndodhi 10 vjet më parë, kur Rama urdhëroi bllokimin e Bulevardit të Tiranës me javë të tëra, me çadrat e grevës së urisë pas zgjedhjeve të vitit 2009?

Pikërisht në atë periudhë, pas krijimit të aleancës qeverisëse mes PD dhe LSI, Edi Rama për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve por edhe përgjegjësitë e tij direkte në shkatërrimin e koalicionit të majtë, i ngujoi deputetët e zgjedhur socialistë në një grevë urie përpara selisë së qeverisë.

Në Videon më poshtë ju do të mund të ndiqni personazhe si Blendi Klosi, Eglantina Gjermeni apo Arben Ahmetaj të cilët me “zë të viktimizuar’ flasin për kauza të mëdha, demokraci dhe liri ndërkohë që vitet më pas provuan të kundërtën: Ata me anë të asj greve urie kapën dicka, dicka të rëndësishme në fakt: U bënë ministra shumë-vjecarë në qeverinë e Edi Ramës, dhe e ashtuquajtura “kauzë”, për të cilën ata bllokuan bulevardin e Tiranës për disa javë më rradhë, u harrua.

Për më tepër ndiqni VIDEO-n    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco