Kryemadhi: Zgjedhjet e parakohshme janë afër, të ndizen motorët e fushatës!

Kryemadhi: Zgjedhjet e parakohshme janë afër, të ndizen motorët e fushatës!

13:38, 31/03/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë. Në ketë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë ekonomisti Sefer Kanushi. Gjate fjalës së saj, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës.

Kryemadhi tha se LSI forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm. Duke folur për situatën aktuale, sipas Tpz, Kryetarja e LSI Kryemadhi tha: Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. Taksat rriten, ndërsa të ardhurat për familjen shqiptare ulen”.

“Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se Papunësia është rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar.

“LSI është parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre.

Fermerët dhe blegtorët janë në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”, theksoi Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco