Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Rama nuk guxon të flasë për raportin e DASH, por nxjerr `gjeniun` Cakaj të lëshojë 'perla'

Rama nuk guxon të flasë për raportin e DASH, por nxjerr `gjeniun` Cakaj të lëshojë 'perla'

14:38, 30/03/2019
A+ Aa A-

Kryeministri i vendit nuk ka guxuar të thotë asnjë fjalë për raportin tronditës të qeverisë amerikane, për krimin e organizuar në Shqipëri. Por si duket për të parfumosur sa të mundet faktet e rënda që pasqyrohen në përfundimet e Departamentit të Shtetit, ai ka nxjerrë sot përpara mediave ministrin e tij të Jashtëm  të komanduar, Gent Cakaj.

Në përpjekjen e vështirë për ë justifikuar konkluzionet e raportit, “ministri gjeni” i Ramës që në fillim është shfaqur qesharak duke artikuluar sofizma, pa kuptim.

“Ministria e Punëve të Jashtme ndonëse është përfaqësuesja e interesave të brendshme të vendit nuk shkëputet nga përgjegjësia për llogarinë e brendshme që duhet të japë për llogarinë e jashtme. Ndonëse kjo që po bëj nga prizmi diplomatik mund të jetë e pakëshillueshme, por institucionalisht është e domosdoshme”, tha Cakaj duke i trullosur fillimisht e pastaj të qeshin me të madhe të gjithë të pranishmit, që nuk kuptuan asnjë gjë nga kjo tollovi halucinante.

Por edhe kur kaloi më konkretisht në raportin e DASH, Cakaj është bërë edhe më qesharak duke i habitur gazetarët, sepse i quajti konkluzionet tronditëse të DASH, si suksese të qeverisjes Rama.

“Kemi rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar, raporti thekson faktin se vendi ka arritur rezultate thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar për shkak të përpjekjeve për integrim në BE. Nuk kemi të bëjmë me mospërmbushje të detyrave, por angazhim e përparim drejt axhendës evropiane. Raporti afirmon se përkundër sfidave dhe vështirësive të shumta, Shqipëria është në moment pozitiv për rezultatet e marra në reformën në drejtësi, pra konfirmon se angazhimi i institucioneve të vendit në situatën aktuale nuk është zgjatim i tranzicionit disa dekadash”, deklaroi ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mice31/03/2019 19:13

awesome news

Daj Jaku30/03/2019 16:35

Sikur të mos na mjaftonin dy "gjenitë" e mashtrimit (edram erveli) na u desh edhe një tjetër çilimi "gjeni". Sofizmat janë përdorur që në lashtësi, ky karuci prej Kosovet kujton se po na habit ne "injorantëve" me broçkulla pa lidhje. O karuc, kombi shqiptar është i vuajtuar, i uritur, i shtypur, i përdhunuar, por nuk është koqe në krye, si puna jote, përndryshe do ti kishte hup fara. I mësuar me "kurbane", edrama e bëri kurban këtë kalama duke e fryrë si gjeldeti para "festave të fundvitit".

Studenti30/03/2019 15:21

Cfare tha?

tironci30/03/2019 15:02

Epo i dhim der ne fyt kryemnistri me kakajt do mrohet.

Shto koment

Denonco