Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Ish-presidenti Moisiu ndryshon qëndrim: Fajin për krizën e ka BE-ja!

Ish-presidenti Moisiu ndryshon qëndrim: Fajin për krizën e ka BE-ja!

13:26, 30/03/2019
A+ Aa A-

Ish- presidenti, Alfred Moisiu, i cili pak ditë më parë ka akuzuar opozitën për krizën politike të rëndë që po kalon vendi, duket se ka ndryshuar mendim dhe ka shënjestruar fajtorë të tjerë, për atë që po ndodh në Shqipëri. Duke folur për krizën politike në Shqipëri, gjatë Konferencës së “Lidershipit Ballkanik” ai deklaroi se për këtë krizë, është fajtor edhe Bashkimi Europian, pasi ka ofruar zgjidhje momentale dhe jo rrënjësore të problemeve në Ballkan.

 “Nuk ka vullnet për zgjidhje të krizave në Shqipëri. Me keqardhje e them se deri tani nga ana e BE-së ka pasur zgjidhje oportune dhe jo zgjidhje rrënjësore. Duhet të zgjidhen një herë e mirë të shkaqeve që kanë shkaktuar këto konflikte”, deklaroi ish-presidenti i vendit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco