'Hënkshin kokat e njëri-tjetrit', ja si kryeministri Rama nxiste vrasjet në vend

'Hënkshin kokat e njëri-tjetrit', ja si kryeministri Rama nxiste vrasjet në vend

13:16, 30/03/2019
A+ Aa A-

Në një kohë kur vendi zien nga krimi dhe kur vrasjet po bëhen një fenonem i zakonshëm, ju sjellim në kujtesë atë çfarë ka deklaruar kryeministri Edi Rama, në nëntor 2018, teksa ishte i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv.

Jo vetëm që nuk mori përgjegjësitë që i takojnë me ligj, por Rama shkoi deri aty sa iu lut botës së krimit të “pastronin” njëri-tjetrin.

“Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit. Marr frymë thellë… Le të vrasin njëri-tjetrin, janë të lutur ta bëjnë. Këta të fortët që bëjnë të fortin nëpër qytete do zhduken, do e mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia”, do të shprehej kryeministri Rama në Repolitix.

Kujtojmë se vetëm në Shkodër, në 8 muaj kemi 11 viktima dhe dy të zhdukur. Pa harruar Vlorën, ku djegien e makinave dhe hedhja në erë e bizneseve vijon thuajse çdo ditë, ndërsa Elbasani vijon të jetë në duart e bandave të krimit. Ndërsa për të gjitha këto krime që kanë tronditur vendin nuk kemi asnjë të dyshuar apo të ndaluar.

Të gjitha atentatet, ekzekutimet maftioze dhe vrasjet që prej fillimit të 2019:

Më 2 Janar. Krimi në familje tronditi mbarë opinionin, kur në ditën e dytë e Vitit të Ri,  Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj.

Më 14 janar 2019, një tjetër krim, madje i trefishtë, tronditi Tiranën. Në 05:30 të mëngjesit të së hënës, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-gruas, të cilët i ekzekutoi.

Më 15 janar, një atentat mafioz u shënua në Vlorë. Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj një automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti.

Më 18 janar në Korçë, Olger Mustafaj, një ish-i dënuar për plagosje, vrau  Altin Balliu.

Më 24 janar,  34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Me 30 janar, 50-vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie, u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në zonën e Selitës.

Më 6 shkurt, Teodor  Lera, nga Vlora vrau bashkëshorten e tij, Eva Lera.

Më 13 shkurt, Lirie Xhepa u qëllua për vdekje me 3 plumba pistolete, shumë pranë banesës së saj. Ajo u gjet e pajetë mes shkurresh nga banorët e zonës së Kodër-Sharrës.

Më 17 shkurt, një krim i rëndë tronditi Vlorën. Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.

Më 24 shkurt, një ngjarje e rëndë ka shokuar Durrësin. Një 45-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov pas një zënke që ka pasur me autorin e vrasjes në një lokal.

Më 15 mars, është vrarë Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë.

Më 16 mars u vra në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi.

Më 18 mars, u ekzekutua pranë banesës së tij në Tiranë Jurgen Kurti. Ngjarja e rëndë ndodhi në zemër të kryeqytetit, në rrugën “Zef Jubani”.

Më 20 Mars, pas një atentati me armë zjarri në Shkodër u ekzekutua Ferdinand Polia. 35-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.

Më 22 mars, ekzekutohet në qendër të qytetit të Elbasanit, në mënyrë mafioze, avokati Ravik Gurra. Ai ka qenë përfaqësuesi ligjor i Emiliano Shullazit dhe pjesëtarëve të familjes Çapja në Elbasan.

Më 23 mars, një krim i rëndë në familje është regjistruar në qytetin e Gramshit. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij.

30 mars 2019, vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali vriten para banesës së tyre në Shkodër. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco