Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Dylgjeri vazhdon serialin e bejteve për Edi Ramën: Udhëheqësit i kruhet shumë….

Dylgjeri vazhdon serialin e bejteve për Edi Ramën: Udhëheqësit i kruhet shumë….

13:05, 30/03/2019
A+ Aa A-

Një nga zërat më të zëshëm në rrjetet sociale, i cili nëpërmjet sarkazmës dhe humorit ka goditur sistematikisht qeverisjen Rama dhe fenomene të tjera të saj, Ylli Dylgjeri, që nga pushimi nga puna pikërisht për këtë arsye, ka gjetur një zhanër të ri për të vazhduar kritikat e tij; bejten. Ditën e sotme ai ka krijuar dhe shpërndarë një të tillë, duke ja kushtuar luftës që kryeministri Edi Rama u ka shpallur portaleve, që nuk i kontrollon dhe ble dot.

“Udhëheqësit i kruhet shumë, portalet po e lënë pa gjumë…”, e nis këtë bejte Dylgjeri.

Postimi në vargje i Ylli Dylgjerit

Portali dhe Chaneel--i

Udhëheqësit i kruhet shumë
Portalet po e lënë pa gjumë
Portalet po bëjnë politikë
Portalet po na fusin thikë!

Portali e vrau Chaneel- in 
Portali e zbardhi skandalin
Portali po fton Opozitën
Portali po zbardh intrigën

Portali po e ngre tensionin
Portali po pronoton avionin
Portali po na dredh buzën
Portali na prishi këpurdhën

Portalet duhen goditur!
Paditë të ngrihen pa pritur
Autorët duhen gjobitur!
Sondazhet sot janë tronditur

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco