Shpërthen Dule: Kjo nuk është Autokraci, por Tirani!

Shpërthen Dule: Kjo nuk është Autokraci, por Tirani!

12:49, 30/03/2019
A+ Aa A-

Një nga anëtarët e opozitës së bashkuar kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ka ngritur alarmin se vendi ynë nën qeverisjen e Edi Ramës është katandisur më keq se një autokraci. Deklaratat e forta, Dule, i ka dhënë mbrëmë në emisionin ”Zonë e Lirë”, ku ka theksuar gjithashtu se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen më shumë, për atë që po instalon Rama me shpejtësi në Shqipëri.

”Ka rrëshkitur, më shqetësojnë qytetarët që nuk e shikojnë përditë se jemi në situata që i ngjajnë tiranisë. Ne shikojmë një kryeministër që është bërë kreu i një cirku ambulant që transporton karrige, është më keq sesa autokraci. Nuk mund ta pranoj të jetoj në një sistem hibrid”, tha Dule.

Gjithashtu ai ka folur edhe për zhvillimet e fundit në parlament, ku po hyjnë deputetët të listave të partive opozitare duke shkelur vendimin politik të tyre.

”Që të jesh opozitë apo të jesh mazhorancë, duhet të votohesh nga qytetarët, asnjë krijesë artificiale nuk mund të mbushi vakumin e krijuar. Mesazhi i artikuluar i opozitës ka gjetur një mbështetje të madhe qytetare, në protesta kemi pjesëmarrje qytetare”, deklaroi për këtë çështje kreu i PDNJ.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco