Ekzekutimi mafioz i vëllezërve Bilali, kryebashkiakja e Shkodrës: Situata duhet të tmerrojë Ramën

Ekzekutimi mafioz i vëllezërve Bilali, kryebashkiakja e Shkodrës: Situata duhet të tmerrojë Ramën

12:47, 30/03/2019
A+ Aa A-

Pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë mëngjesin e sotëm, ka ardhur edhe reagimi i kryetares së baskisë së epiqendrës së Veriut, Voltana Ademi.

Qytetarja e parë e Shkodrës, e tronditur nga vrasja e dy vëllezërve Bilali, shprehet se situata është shqetësuese, ndërsa kërkon ndërhyrjen e shtetit.

"Sot është e shtunë dhe jemi zgjuar me një ngjarje shumë të rëndë. Kjo është shqetësuese. Mendoj se kjo duhet të tmerrojë  së pari kryeministrin dhe pastaj zv.kryeministrin dhe gjithë qeverinë. Por mesaduket ka tmerruar vetëm qytetarët e Shkodrës.  Qytetarët e Shkodrës kërkojnë nga shteti që ta marrë situatën në dorë dhe ta çojë deri në fund . Shkodra është lënë në mëshirën e larjes së hesapeve dhe të krimit", është shprehur Voltana Ademi.

Paraditen e sotme, u vranë para banesës së tyre vëllezërit Ibrahim dhe Astrit Bilali. Ndërsa në 8 muajt e fundit, në Shkodër janë vrarë 11 persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bobi vl 30/03/2019 13:43

Po ca te bej policia ? Policia e shkret rri ne gadishmeri Nga opozita

Shto koment

Denonco