Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Rama dy ditë më parë në parlament: 'Jemi vend i sigurtë, fajin e kanë kazanët', por sot edhe 2 të vrarë

Rama dy ditë më parë në parlament: 'Jemi vend i sigurtë, fajin e kanë kazanët', por sot edhe 2 të vrarë

11:42, 30/03/2019
A+ Aa A-

Vetëm 2 ditë më parë gjatë fjalimit të tij në parlament ku foli për Policinë e Shtetit dhe sigurinë në vend, Edi Rama, deklaroi se Shqipëria është një vend më i sigurt se 5 vite më parë, por “klubet mediatike” e njollosin këtë arritje të madhe të “Policisë që duam”.

Vetëm 48 orë pas kësaj bojatisje të realitetit kriminal dhe vetëm 1 ditë pas raportit skandaloz të qeverisë amerikane për gjendjen e kriminalitetit në vend, në qytetin e Shkodrës u shënjuan viktimat e 8-ta, vetëm në një serial atentatesh mes dy grupeve kriminale në këtë zonë.

“Sot, Shqipëria është një vend shumë më i sigurt sesa ishte 5 vite më parë, kjo nuk ka asnjë diskutim, edhe pse diskutohet rregullisht, pa pushim, në të gjitha klubet mediatike dhe vihet në shënjestër në mënyrë të pandërprerë, duke ekspozuar në vazhdimësi çdo ngjarje që nuk përbën ngjarje, që ndodh në Republikën e Shqipërisë, mashtroi kryeministri i vendit pa pikën e turpit.

Qytetin i Shkodrës prej kohësh është shndërruar në “Palermon” e Shqipërisë dhe të gjitha vrasjet dhe rrëmbimet që po ndodhin kanë qenë të paralajmëruara. Pavarësisht kësaj, policia nuk ka bërë asnjë veprim për parandalimin e tyre. E njëjta situatë e rënduar me vrasje të pazbardhura, rrëmbime dhe hedhje në erë të makinave dhe bizneseve, rezulton në të gjithë vendin dhe veçanërisht në Vlorë dhe Elbasan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 30/03/2019 12:35

Nuk eshte faji tek Rama, por tek populli, tek qytetaret, tek studentet, tek intelektualet, tek bizneset, tek MEDIAT, (e blera), tek gazetaret, tek te rinjt, qe e pranojne kete realitet kaq te frikshem. Kriminelet, vrasesit, nuk kapen, nuk arrestohen, dhe kur kapen, leshohen shume shpejt, dhe jane te lire, bile policija i mbron. Nuk i denoncon dot se policija ka lidhje me ta. Dhe keshtu ata nuk kane frik nga asgje, ata te vrasin. Ata tashme kan dhe shume para dhe nuk te vrasin me doren e tyre, por me pagesa . Por populli fle, populli nuk reagon. Fajin e ka populli. Qeverrija, Rama rri ne pushtet nese do populli, nese populli nuk do, ai nuk do ishte ne pushtet.

Shto koment

Denonco