Lubonja për Kongresin e PS: Rama po imiton Hoxhën, derrat para tij duartrokasin

Lubonja për Kongresin e PS: Rama po imiton Hoxhën, derrat para tij duartrokasin

21:39, 28/03/2019
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja duke komentuar fjalën dhe akuzat e kryeministrit për analistët në studiot televizive në Kongresin e PS, tha se Edi Rama po vijon të imitojë diktatorin Enver Hoxha.

Ai theksoi në emisionin të “Pa Ekspozuarit” në News 24 se shefi i qeverisë është një person, që nuk di të pranojë kritikën. Lubonja mes tjerash përdori edhe një ironi me fjalën etiketuese të përdorur nga Rama për analistët e medias teksa iu drejtua drejtuesit të emisionit, Ylli Rakipit që t’i drejtohet me emrin ‘Kadri’.

“Zoti Kadri thuaj tashmë! Kjo mund të shikohet në dy kënde. Mund të shikohet me satirë dhe me dramë. Është një lloj tragji-komedie. Po imiton një Enver Hoxhë në një kohë tjetër. Historia përsëritet si tragjedi edhe herë të tjera dhe jo njëherë. Unë e kam me ata derrat që janë të shtrirë  aty para atij. Ata rrinë dhe duartrokasin para atij, kjo është drama e atyre që duartrokasin.

Nuk mund të mos lexosh edhe gjithë inkoshientin e këtij njeriu. Sikur të këtë me vërtet pushtetin e Enver Hoxhës, çfarë do të kishte bërë. Ky do ta kishte mbush vendin me kampe. Ky është një njeri që nuk pranon kritikën.  Ai është një diktator në potencë.  Nuk na thua të paktën faleminderit, sepse këta Kadrinjtë shpëtuan 20 milionë euro”, tha Lubonja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco