Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Karpushin-Ramës: Është më lehtë të akuzosh rusët, sesa të zgjidhësh hallet e vendit

Karpushin-Ramës: Është më lehtë të akuzosh rusët, sesa të zgjidhësh hallet e vendit

20:43, 28/03/2019
A+ Aa A-

Prej disa ditësh qeveria dhe mediat pranë saj kanë nisur një fushatë, ku akuzojnë opozitën se po proteston e ndihmuar dhe nga rusët. Po ashtu sa i përket kontratave të lobimit të PD-së në Shtetet e Bashkuara, ata thonë se janë paguar nga rusët.

Por ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, ka një përgjigje për këto akuza.

Sipas tij akuzat janë të pabaza, ndërsa ka dhe një mesazh për politikën shqiptare.

“Ne e kuptojmë shumë mirë se atje lart e dinë që këto akuza janë të pathemelta dhe të rreme. Dhe ne e kuptojmë se është shumë më e lehtë të akuzosh rusët për të gjitha mëkatet e botës, sesa të merresh me zgjidhjen e problemeve me të vërtetë të ngutshme të vendit: të luftosh korrupsionin dhe krimin, të ndalosh emigrimin e popullsisë në moshë pune, dhe t’u bësh ballë shumë sfidave të tjera, me të cilat përballet jo vetëm Shqipëria, por edhe të gjitha vendet e rajonit. Për fat të mirë, populli shqiptar e kupton këtë gjë dhe nuk i merr seriozisht këto spekulime, ashtu si edhe shumica e ekspertëve dhe analistëve të këtij vendi”, tha Karpushin për A2 CNN.

Sipas ambasadorit rus, është shqetësuese që deklaratat e udhëheqësve shqiptarë nganjëherë bien në kundërshtim të plotë me faktet kur thonë se Rusia është kundër integrimit të Shqipërisë në BE.

“Zbavitëse është kur deklarata të tilla bëhen në Itali, me të cilën Rusia ka tradicionalisht marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe kulturore, si edhe ndërveprim shumë intensiv politik”, shtoi Karpushin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco