'Kishte shumë informacione, vrasja e avokatit është krim shtetëror'

'Kishte shumë informacione, vrasja e avokatit është krim shtetëror'

20:29, 28/03/2019
A+ Aa A-

Kur ka kaluar 6 ditë nga vrasja e avokatit Ravik Gurra, policia nuk ka ende një autor mbi krimin qoftë edhe të dyshuar.

Ish-deputeti demokrat, Luciano Boçi, tha në një prononcim mediatik se kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore, pasi Gurra kishte informacione për aktivitetin e grupeve kriminale.

“Trupë jeniçere që i shërben interesave të një grupi të caktuar që ka kapur dhe ka uzurpuar shtetin shqiptarë dhe qeverisjen e vendit. Kjo shfaqje e policisë rrit brutalitetin e saj ndaj qytetarëve dhe ul forcën e saj ndaj krimit. Jo më larg se një javë më parë në Elbasan u vra avokati Gurra. Një vrasje e karakterit mafioz.

Unë mbroj atë tezën që ka thënë ish-Kryeministri, është një vrasje shtetërore. Avokati dinte shumë gjëra për shkak të punës së tij, si avokat i shumë grupeve kriminale në Shqipëri. Ishte nga ata persona që duke ditur shumë, ka rrezikuar shumë, ka rrezikuar jetën e tij dhe ka humbur jetë”, tha Luçiano Boçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco