Rama nxiu Shqipërinë, Bardhi tregon domëthenien njollave me bojë tek Ministria e Brendshme

Rama nxiu Shqipërinë, Bardhi tregon domëthenien njollave me bojë tek Ministria e Brendshme

14:18, 28/03/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm në PD Gazmend Bardhi ka reaguar reagimit të Ramës për bojën e hedhur në godinën e Ministrisë së Brendshme.

Sipas Bardhit tre njollat e zeza tregojnë tre ministrant e dështuar që kanë drejtuar këtë dikaster nën qeverisjen Rama: Tahiri, Xhafaj dhe Lleshaj.

Ja postimi i plotë:

Shqipërinë e ka nxirë Edi Rama duke e kthyer në këto 6 vite në  “bazë operacionale të krimit të organizuar rajonal”, “pikë kyçe të shpërndarjes së heroinës në gjithë Europën” dhe “vend kryesor të pastrimit të parave në botë”.

Njollat e zeza sot mbi Ministrinë e Brendshme nga qytetarët ishin: 1 për Saimir Tahirin – kampionin e narkoshtetit në Ministrinë e Brendshme; 1 për Fatmir Xhafajn – kampionin e përdorimit të Policisë së Shtetit për të mbrojtur vëllain trafikant droge; 1 për Llesh Kimikun – kampionin e servilizimit, paaftësisë dhe korrupsionit!

Tik….tak….tik….tak

#Rama ik!

#Shqipëriasigjithëeuropa

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco