Basha-Ramës: Sy për sy e dhëmb për dhëmb, o demokraci o vdekje

Basha-Ramës: Sy për sy e dhëmb për dhëmb, o demokraci o vdekje

11:56, 28/03/2019

Kreu i opozitës Lulzim Basha duke folur në protestën e shqiptarëve para parlamentit i është përgjigjur deklaratave për luftë të bëra nga Edi Rama ditën e shtunë në anti mitingun e tij të mbledhur në sheshin ‘Nënë Tereza’.

‘Edi Rama thirri mendjes se në atë karrige i ke orët e numëruara dhe populli do të përgjigjet sy për sy dhe dhëmb për dhëmb’, tha kreu i PD-së dhe opozitës Lulzim Basha.

Më poshtë pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Edi Rama thirri mendjes se në atë karrige i ke orët e numëruara dhe populli do të përgjigjet sy për sy dhe dhëmb për dhëmb.

Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi. Beteja jonë do të vazhdojë deri në fund, liri a vdekje, demokraci a vdekje.

Nuk ka asnjë shans që populli i bashkuar të kthehet në racën e deleve që ke mbyllur ën atë kotec, që nuk përfaqëson vullnetin e popullit.

Ne jemi të frymëzuar me frymën e shenjtë për të mbrojtur demokracitë, liritë, shtëpitë tona.

Monopoli i parë që do të shembet është monopoli i dhunës shtetërore që arreston protestuesit dhe mbron kriminelët dhe horrat por bashkë me këtë monopol do t’i vijë fundi të gjithë monopoleve të tjera në shëndetësi, rrugë, ndaj mjerë ata shërbëtorë të Edi Ramës që i kanë bërë llogaritë gabim. Ora e hakmarrjes popullore po fillon.

Kurrë më nuk do të pranojmë një demokraci fasadë siç nuk pranuam një parlament fasadë, zgjidhja politike kërkon bashkimin edhe të socialistëve të ndershëm të tradhtuar nga Edi Rama.

Sot iu shtrij dorën ët gjithë shqiptarëve të ndershëm, socialistëve të ndershëm për këtë pak të madh kombëtar, ndryshimin për një Shqipëri si gjithë Europa.

Sikundër i paralajmëron prerë bashkëpunëtorët e këtij sistemi kriminal: me kostume, me atlete me gojë të vënë me qira se populli nuk ua harron shërbimin ndaj klikës në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco