Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kosova me OKB do të bëjë regjistrimin e popullsisë në 2021

Kosova me OKB do të bëjë regjistrimin e popullsisë në 2021

07:33, 28/03/2019
A+ Aa A-

Qeveria e Kosovës dhe zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve – UNOPS, kanë nënshkruar të mërkurën një memorandum mirëkuptimi për regjistrimin e popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare në Kosovë,

Ky projekt do të zbatohet nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) dhe pritet të nisë në vitin 2021.

Sipas memorandumit të nënshkruar, Agjencia e Statistikave të Kosovës do ta zbatojë projektin në bashkëpunim të ngushtë me UNOPS-in, i cili do të menaxhojë fondin e krijuar për mbulimin e shpenzimeve të aktiviteteve të këtij projekti.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj tha se ky proces është me rëndësi kapitale, dhe se sipas tij, duhet një angazhim i të gjithëve që ky proces të realizohet me profesionalizëm të lartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

“Zyra ime në bashkëpunim të ngushtë me ASK dhe UNOPS-in do të bëjnë përpjekje të përbashkëta për sigurimin e mjeteve të nevojshme për implementimin e suksesshëm dhe pa pengesa të projektit”, ka shtuar Hoxhaj.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011.

Sipas rezultateve përfundimtare të këtij regjistrimi numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës, duke përjashtuar komunat, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe pjesën veriore të Mitrovicës ishte 1.739.825./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco