Deklarata e fortë e ish-deputetit: Rama i ka pritur kriminelët në zyrën e tij

Deklarata e fortë e ish-deputetit: Rama i ka pritur kriminelët në zyrën e tij

23:47, 27/03/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka qenë i ftuar këtë mbrëmje në RTK3, ku ka folur edhe njëherë për situatën kritike në të cilën ndodhet Shqipëria.

I pyetur nëse kryeministri Rama është i përfshirë në blerje votash, Balliu tha se mjafton që Prokuroria të hapë përgjimet e dosjes 339 ku Edi Rama flet vetë me eksponentë të krimit.

“Ky është kupola i krimit të organizuar sepse që bandat të ecin të lirshëm duhet të kenë mbështetjen e tij. Të hapet dopsja 339 ku do të shihni vetë Edi Ramën që flet me eksponentë të krimit, duke u bërë favore.

Këta janë pritur edhe në kryeministri nga Edi Rama. Qytetarët kanë dalë disa herë përpara kryeministrisë për ti thënë kryeministrit që ne po të japim një mesazh.

Nëse Edi Rama do të vazdojë të ecë në të njëjtën rrugë pa kthyer kokën ai vetëm sa po afron një ditë ku duhet të largohet me çdo formë dhe mjet’, komentoi Balliu për RTK3

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco