Gazmend Bardhi sqaron, ja pse lobuam që Kavalec të vinte si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë

Gazmend Bardhi sqaron, ja pse lobuam që Kavalec të vinte si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë

23:05, 27/03/2019
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka sqaruar sonte në ‘Opinion’ edhe arsyen përse PD ka lobuar që në Shqipëri të vijë si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë, edhe pse kjo e fundit nuk e mori miratimin nga senati për të ardhur në Tiranë.

Sipas zyrtarit të PD-së, lobimi i ri me senatorë amerikanë është bërë që ata të bindnin Kathleen Ann Kavalec që të shikonte problemet reale në vend: çështjet e narkotrafikut, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit.

'I kemi kërkuar senatorëve që këto tre çështje të jenë prioritare të ambasadores së re që do vinte në Tiranë”, tha Bardhi. Për këtë lobisti i kompanisë Christian Bourge, ka dërguar për llogari të Partisë Demokratike 6 e-mail, ka kryer 2 telefonata dhe 3 takime me anëtarët e Senatit dhe këshilltarët kryesorë të senatorëve nga Komiteti për Politikën e Jashtme, të cilët kishin mbi tavolina dokumentacionin e kandidaturës së ardhur nga Presidenti Trump për ambasadore në vendin tonë’, sqaroi Bardhi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco