Shkarkimet në diplomaci/ Arta Dade godet kanakarin e Ramës: 'I papërgjegjshëm, bën deklarata antiligjore'

Shkarkimet në diplomaci/ Arta Dade godet kanakarin e Ramës: 'I papërgjegjshëm, bën deklarata antiligjore'

21:23, 27/03/2019
A+ Aa A-

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, i ka cilësuar si antiligjore deklaratat e bëra nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për shkarkimin e punonjësve në përfaqësitë diplomatike.

Dade tha se këto deklarata nuk kanë ndodhur më parë.

‘Legjislacioni e përcaton qartë se çfarë detyrash ka zëvendësministri, dhe për rrjedhojë ligjërimi i tij lidhur me kërcënimin apo informim në media, nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që lëvizjet në rastin konkret të diplomatëve të bëhën duke u dhënë paralajmërim përmes mediave.

Ka ndodhur me kryeministrin në fillim të këtij mandati në një takim me ambasadorë, të cilët kanë qenë emërtesa e vetë kryeministrit lidhur me nxitjen për të pasur një diplomaci më efektive nga ana ekonomike, ai bëri disa deklarata në mënyrë arrogante dhe pas kësaj nuk vumë re asnjë lëvizje nga ana e amabsadorëve që janë nën autoritetin e kryeministrit. Këto deklarata piëk së pari janë antiligjore, pasi ministria e Jashtme e ushtron aktivitetin sipas ligjit.”, tha Dade gjatë një debati televiziv. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lila27/03/2019 23:32

He te lumte! Bjerini se na turperoi!

Shto koment

Denonco