Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Nga vëllai I Arian Çanit te motra e Sandër Frangajt, kush janë të 'spastruarit' në diplomaci

Nga vëllai I Arian Çanit te motra e Sandër Frangajt, kush janë të 'spastruarit' në diplomaci

20:27, 27/03/2019
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka marrë vendimin për të bërë disa ndryshime në sektorin që mbulon. Fillimisht foli për më shumë se 20 shkarkime dhe transferime të diplomatëve që, sipas tij, “nuk përmbushin as kushtet ligjore, as kushtet minimale profesionale për kryerjen e kësaj detyre.”

Reagimet për këtë spastrim në një prej sektorëve më të rëndësishëm dhe më delikat të shtetit ishin të shumta, ndërkohë që Cakaj bëri sot një tërheqje duke theksuar se nuk bëhet fjalë saktësisht për 20 shkarkime nga puna dhe se deklarata e tij ishte cituar gabim.

“E para citimi i deklaratës sime nuk ishte saktë për faktin që kam vendosur të shkarkoj 20 punonjës. Unë kam thënë se me një pjesë të punonjësve është bërë shkëputja e marrëdhënies së punës dhe një pjesë do bëhet transferimi. Por nuk janë bërë 20 shkarkime nga puna”, u shpreh Cakaj në Komisionin e Integrimit.

Politiko.al, nga burime të mirinformuara brenda Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, mëson se diplomatëve nuk u është bërë ende e ditur një listë zyrtare me shkarkimet dhe transferimet, ndonëse Cakaj tha në konferencë se edhe shpallja e vendeve vakante është gati. Fakti që lista nuk bëhet zyrtarisht publike ngre dyshimet se paralajmërimet e Cakajt po përdoren për të ushtruar presion kryesisht ndaj përfaqësuesve të medias në Shqipëri, familjarët e të cilëve janë pjesë e shërbimit të jashtëm.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë të paktën shtatë diplomatë që pritet të shkarkohen ose të transferohen në Tiranë nga kryeqendrat evropiane ku shërbejnë aktualisht.

Bëhet fjalë për:

-Xhuli Keko, e veja e shkrimtarit Teodor Keko – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Holandë.

-Majlinda Dodaj, motra e Aleksandër Frangajt, pronar i Tv Klan – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan.

-Pranvera Skana, ish-bashkëshortja e Henri Çilit, pronar i ‘UET’ – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

-Gerarta Ballo, vajza e Artur Zhejit, gazetar dhe drejtues i emisionit ‘360 gradë’ – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Itali.

-Alket Çani, vëllai i Arjan Çanit, gazetar dhe drejtues i emisionit ‘Zonë e Lirë’ – Diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Francë.

-Inid Milo, vajza e Paskal Milos, ish-ministër i Jashtëm – Drejtuese e Drejtorisë së NATO-s pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Besjan Zogaj, djali i Preç Zogajt, shkrimtar dhe analist – Diplomat pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Një pjesë e këtyre diplomatëve shërbejnë për më shumë se një dekadë në përfaqësitë e Shqipërisë, ndërkohë që në korridoret e Ministrisë konsiderohen “viktimat” e para të Cakajt.

 Politiko.al mëson se në krye të grupit që ka hartuar listën dhe që po mbahet e fshehtë ka qenë vetë Gent Cakaj dhe pjesë përbërëse e tij kanë qenë Gazmend Barbullushi, Sekretar i Përgjithshëm, dhe Dastid Koreshi, shef i Kabinetit.

Dyshimet për përdorim politik të vendimit për të bërë spastrime në diplomaci shtohen jo vetëm për faktin se emrat e të prekurve nuk po zyrtarizohen publikisht, por edhe për shkak të ndërhyrjeve që po vijnë nga eksponentë të lartë të mazhorancës socialiste. Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi sot se i duket pak numri me 20 të shkarkuar, pasi shërbimi i jashtëm është larg nivelit për të cilin kanë nevojë shqiptarët.

Ndërkohë, përveç presionit përballë të cilit mund të gjenden gazetarë dhe drejtues të medias në Shqipëri, shumë analistë dhe politikanë e konsiderojnë në të vërtetë lëvizjen e Cakajt si goditje të kryeministrit Edi Rama ndaj ‘grupit’ të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Por kjo nuk mund të konfirmohet deri në momentin kur ministri ‘de jure’ të urdhërojë ministrin ‘de facto’ të bëjë publike listën. Ndërsa debati për ligjin e shërbimit të jashtëm mbetet i hapur… /Politiko.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Joni29/03/2019 11:49

Super kurvat Frangaj,Çani,Çili etj.meritijne me shume se kaq t'jua veri edhe ne sume qe ta shijojne tamam servilizmin.Bythe lepirsa me te ndyre se Spiropalla skenderbegase.

Ismaili29/03/2019 06:05

C’keni me cupen e Kadareve, ajo eshte nga me te zonjat me kurverine e saj dhe e meriton te jete atje edhe pse nuk eshte diiplomate karriere. C’ju ka bere ajo përveç faktit qe na kushton 12000 dollar cdo muaj? Ju siguroj qe ajo nuk eshte emeruar per nepotizem a si I thone per merita te babait

Alban Tirana28/03/2019 22:28

Do te largohen miqte dhe fo te vijne ca kurva socialiste.

Leka 28/03/2019 07:47

Të gjithë këta të pa denjë për vijën e Sorosit. Kurva Kadare është në krye të detyrës. Paramilitare e denjë e Sorosit

Kurva27/03/2019 23:29

Po atë kurvën e kadares nuk e paska pushu, sepse kadarja vazhdon ti lëpihet pushtetit. Janë 100% kurva e kurvi të pushtetarëve dhe tepsisë. Harruat që në kohën e Salës, konsull në Milano ishte vllau i Jozefinës? etj etj , lazarat posht e përpjetë, siç ka qenë do të be jetë.

Shqiptari27/03/2019 22:21

E moret e vesh o popull i mjere shqiptare se per ke punojne mediat e Frangajt, gazetarit Cani, qe here pas here, pordhet e Rames i duken parfumi i mire ne bote, analisti Zogaj, politikari Milo, qe sa here pjerdh Rama, i thote: Shendet shef!, apo Henri Cili qe dikur e nderroi pllaken! Ja pra, o popull, e shikon qe nuk hane mut kot keta ne cdo televizion qe paguhet me taksat qe te rrjepin ty diten per diell! Kjo eshte bashkeqeverisja e Ripjerdhjes me ty o popull votues i "Skenderbeut"! Mbajeni me shendet dhe votojeni perseri!

Daj Jaku27/03/2019 21:27

Po zbulohen pak e nga pak derrat e tepsisë, por 20 bijen e mijëra ngrihen. Nuk mbaruan kurrë derrat në këtë vend 80% "mysliman" për gjasme.

Arben27/03/2019 21:22

Inid Milo e bja e Paskalit e ka gjet punen si shefe e task force te OSBE dhe fillon se shpejti. Mos ja u qani hallin ketyre se hane me cdo parti.

mR. k27/03/2019 21:11

tani PO dmth diplomatet jane motrat dhe vellezerit tuaj... mendoj qe shume mire e ka bere .

pacavure27/03/2019 21:05

O zhei....mir goca ? robt dhe ty !

Emri27/03/2019 21:04

Gjynohf qe i heq qekan vu gjith me Taraf.

taku27/03/2019 21:01

Cani...vetem Veliaj te bie hakut ty o balerine serbe !!! Balerine italiane eshte Fevziu !

Tarja27/03/2019 20:59

O Can....te gjith robt qe ke mbi 18 ti Q... , burra dhe gra...

tironci27/03/2019 20:58

Po mir ca nen te kodit te punes kan shkel kta qe pushohen nga puna. Ky Rama qe na shet pordhe qe bo shtet si i justifiko kto pushime. Kan shkel kodin e sumes athere se era shtet jo vetem qe si bi rileshjes po tashi qe po mytet po teheq sa ma shume mrena.

Lali kurva27/03/2019 20:58

Ahhh...kurvat e pushtetit, i doli koka. Ilace i befshi paret tuaja o vemje !!!! Lulzim Basha nqs nuk i spastron keto plehra , haram i qofte mbeshtetja jone. Ku ku ku ...kurvat e pushtetit.

Shto koment

Denonco