'Vuçiç më i mençur se Rama, shkoi në zgjedhje të parakohshme për të zgjidhur krizën'

'Vuçiç më i mençur se Rama, shkoi në zgjedhje të parakohshme për të zgjidhur krizën'

19:44, 27/03/2019
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka thënë nga selia e Partisë se tashmë komuniteti ndërkombëtar është ndërgjegjësuar se stabilitet pa demokraci nuk mund të ketë.

Dhe për këtë ka përmendur valën e protestave në Ballkan.

Por Kryemadhi deklaroi se nëse Vuçiç në Serbi u tregua i mençur dhe shkoi në zgjedhje të parakoshme, për të mos e thelluar më tej krizën, Edi Rama duket se nuk po e kupton këtë gjë.

Por shpresat e Kryemadhit  janë për një reflektim sa më të shpejtë nga ana e PS-së.

‘Reagimi i ndërkombëtarëve gjithmonë fillimisht ka qenë stabiliteti, stabiliteti, stabiliteti. Por më pas kur e kanë parë që stabiliteti i shtetit të kapur ose stabiliteti i krimit të organizuar është kthyer në destabilitet për vendet e rajonit kanë reaguar menjëherë. Mendoj që çdo gjë është paketë. Serbia, Vuçiç u tregua si gjithmonë me i mençur dhe më i shpejtë se Edi Rama, i shpalli zgjedhjet e parakohshme për të mos e thelluar më tej krizën dhe për të mos e dëmtuar më tej partinë e tij. Besoj që edhe PS do të reagojë shumë shpejt sepse çdo ditë që kalon e thellon më shumë krizën dhe vështirësinë ekonomike të shqiptarëve dhe rrit mospërkrahjen nga shqiptarët të qeverisë së kapur nga një grup kriminal.’. tha Kryemadhi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco