Nesër protesta e Opozitës/ Kryemadhi: 'Po përgatitemi për zgjedhje të parakohshme'

Nesër protesta e Opozitës/ Kryemadhi: 'Po përgatitemi për zgjedhje të parakohshme'

18:56, 27/03/2019
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi ka folur pak minuta më parë për mediat lidhur mbi protestën që do të mbajë opozita ditën e nesërme përpara parlamentit.

Kryetarja e LSI-së tha se janë njoftuar të gjitha strukturat dhe Shqipëria shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme.

‘Në mbledhjen e sotme do të diskutojmë dhe për anën organizative të gjithë partisë, po bëhemi gati për zgjedhje të parakohshme. Jemi të bindur dhe po njoftojmë të gjithë strukturat se Shqipëria shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të pasur një parlament legjitim.

Djegia e mandateve është interes publik, ishte akti final i opozitës për të ndërgjegjësuar opinionin publik dhe atë ndërkombëtar për kapjen e shtetit. Protesta e nesërme është një vazhdimësi e protestave të shqiptarëve.’ tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco