Kokëdhima kërkon që pas Tahirit, të hetohet edhe Edi Rama: Është kreu i kartelit!

Kokëdhima kërkon që pas Tahirit, të hetohet edhe Edi Rama: Është kreu i kartelit!

11:23, 27/03/2019
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-miku i ngushtë i Edi Ramës, sot në opozitë të fortë me atë, Koço Kokëdhima, ka komentuar nisjen e gjyqit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por njëkohësisht kërkon hetim edhe për kryeministrin. Sipas Kokëdhimës, Rama, duhet të hetohet si kreu i kartelit të drogës që u instalua në Shqipëri nën qeverisjen e tij.

“Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje që dosja voluminoze e prokurorisë kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të kalojë për gjykim. Prej tre vitesh ZGJIDHJA ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, sepse ai është modeli i kryeministrit që ndërhyn personalisht dhe bën presion mbi çdo gjykatës e prokuror. Ai duhet të hetohet sepse ka udhëhequr kartelin e drogës, bashkë me Tahirin”, shkruan kryetari i “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz27/03/2019 15:59

Bashke me edver drogen dhe saje qorrin, duhet te hetoesh edhe ti shoku Koço, ishe ti qe e mbeshtete aq shume nje bastard dhe llum si edver llapa per ta sjell ne pushtet, pra shoku Koço ish sekretar i rinise komuniste, nje faj te madh e ke pikerisht ti.

Shto koment

Denonco