'Si u kap Rama në përgjime duke blerë vota me kriminelët'

'Si u kap Rama në përgjime duke blerë vota me kriminelët'

22:16, 26/03/2019
A+ Aa A-

Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, i ftuar në ‘ABC News’, ka folur në lidhje me dosjen 339 dhe 184 duke konfirmuar edhe njëherë se kjo kjo dosje nuk është prekur me dorë dhe as nuk është hetuar nga Prokuroria.

Gjata tha se Rama është i përfshirë në këtë dosje dhe se përgjimet e trafikantëve së drogës zbuluan se ata kishin mbrojtjen e politikanëve të lartë të cilët i kishin ndihmuar për blerjen e votave.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, pretendonn po ashtu  se në këto përgjime është i përfshirë dhe kryeministri Edi Rama.

‘Askush nuk i prek dy dosjet e famshme sepse vetëm dy dosje janë që dimë ne që kanë dalë kanë marrë dhen lere sa ka atje. Përgjimet ku politikanët e lartë të mazhorancës thuhet se kanë komunikim me bosët e bandave në Shqipëri për blerje votash. Çfarë ka ndodhur? Shërbimet e huaja kanë përgjuar bandat e drogës, për trafik ndërkombëtar droge dhe i kanë përgjuar për hesap të tyre. Nuk e dinin ata se po merreshin me blerje votash pasi nuk u intereson shërbimeve të huaja partnere çështja e blerjes së votave në Shqipëri, ata kanë problemin e trafikut të drogës. Duke hetuar këta banda ka dalë se shumë nga eksponatët dhe shefat e këtyre bandave flasin me politikanë të lartë për blerje votash.

Mustafa Nano: Më politikanë të lartë për cilët, e keni fjalën për Durrësin?

Çlirim Gjata: Duke filluar  që nga Vangjush Dako, ministri Gjiknuri e deri tek Edi Rama ka biseda.

Mustafa Nano: Ka biseda kur Edi Rama…

Çlirim Gjata: Po po e kanë thënë vetë prokurorët dhe vetëm majën e ajsbergut kanë nxjerrë BIRN dhe Zëri i Amerikës. Kjo pjesë e përgjimeve ka ardhur pastaj në Shqipëri dhe janë dy dosjet e famshme 339 dhe 184. Pse nuk hetohen? Nuk po themi pse nuk po i marr t’i arrestojë, t’i dënojë, por kërkojmë t’i hetojë. Por nuk i prek kush me dorë

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco