'Erdhi me krushqi, tani ju shpall ‘lufte’ krushqive’, ç’po ndodh në Ministrinë e Jashtme

'Erdhi me krushqi, tani ju shpall ‘lufte’ krushqive’, ç’po ndodh në Ministrinë e Jashtme

22:02, 26/03/2019
A+ Aa A-

Çfarë po ndodh me diplomacinë shqiptare, më saktë me personazhet që zyrtarisht merren me politikën e jashtme të Shqipërisë.

Dalja e sotme për mediat e Ministrit të Jashtëm ndetyrë, Gent Cakaj për të deklaruar se do të largonte nga administrata gjithë nëpunësit, që sipas tij, janë futur në pune me nepotizëm ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.

Kjo pasi vetë Cakaj u emërua në këtë detyrë fale njohjeve nepotike të kreut të qeverisë Edi Rama dhe pa asnjë kontribut  në administratën apo diplomacinë shqiptare.

Nga ana tjetër, debatet janë kthyer në sherre, sherret në konflikte, e tashmë në armiqësi të hapur në publik.

Kjo po ndodh mes Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit.

Vetëm dy ditë më parë, Rama tha në një takim me diplomatët se kishte nepotizëm në Ministrinë e Jashtme.

Por sot në një deklaratë për media, Ministri në detyrë Gent Cakaj zbuloi se dikasteri i drejtuar në 5 vite nga Ditmir Bushati ishte i zhytur në paaftësi, korrupsion moral, nepotizëm, e emërime tarafesh, e jo sipas meritave.

Cakaj ka vendosur të shkarkojë nga puna mbi 20 punonjës, dhe të bëjë menjëherë disa transferime nëpër ambasadat tona jashtë, sipas nevojave të vendit dhe diplomacisë dhe jo, siç i quajti sipas interesave private. Ky është sulmi më i madh që i është bërë një ish-ministri nga ata që Rama shkarkoi në fund të vitit të shkuar.

Me këtë lëvizje, Edi Rama ka vendosur të largojë kushërinjtë e Ditmir Bushatit dhe u ka bërë ftesë atyre të Baton Haxhiut që ti bashkohen shërbimit diplomatik shqiptar.

Inati i Ramës ndaj Bushatit qenka shumë i madh. Më shumë se sa mendohej.

Por edhe Bushati nuk po i ndahet. Para pak ditësh ai foli për median kosovare, duke i quajtur ‘sharlatanë me harta’ ata që përdorin termin ‘korrigjim kufijsh’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci27/03/2019 07:06

Kshu ka bo Rama me gjith stafet e ish ministrave. Me fashizem te pashoq ministrat e ri kan heq pa kurrfare arsye pervec urretjes gjith njerzit qe paten punsu ish ministrat. Ne ven se te shifej ca backgroundi kishin, si kishin punu sa vjet eksperience sa pozitiviste me fashizem u pastrun duke zone pozicionet e tyne me nepotizem te ri. Me i fjal futja rilindsi rilindsit aq te kqi e te dhunshem jane. E ime qe Rama gulco se ne gjoks i ka tejet te ronda medaljet e korrupsionit jan bo me te kqi akoma.

Shto koment

Denonco