'Rama në fazë anullimi, tashmë qeveriset nga populizmi i tij'

'Rama në fazë anullimi, tashmë qeveriset nga populizmi i tij'

21:55, 26/03/2019
A+ Aa A-

Henri Çili, botues i gazetës ‘Liberale”, tha sonte në emisionin ‘Tempora” më Ora Neës se kryeministri Rama po konkuron dhëmbë për dhëmbë me populizmin e tij, për t'i dhënë jetë një faze politike, "Rama 3".

‘Rama është në faza anullimi. Anullohet prishet. Ka braktisur bindjet e tij. Sot është një Kryeministër që qeveriset nga sondazhet e ky është populizëm. Kryeministri konkuron dhëmbë për dhëmbë me populizmin e tij, për ti dhënë jetë një “Rama 3”, si fazë politike dhe konceptuale. Ai mori instrumentat e duhura një vit e gjysmë pas marrjes së mandatit të dytë, por sot Rama e ka braktisur ciklin reformist dhe i është futur të gjitha mënyrave për të qëndruar në pushtet dhe në këtë moment ka zgjedhur mënyrën populiste. Mua më duhet të shoh sot një Ramë në në fazën e tij të 3, populist.”, tha Çili

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco