Mesazhe të koduara, Tahiri kërcënon Ramën: Nuk bëhem kollaj kurban

Mesazhe të koduara, Tahiri kërcënon Ramën: Nuk bëhem kollaj kurban

19:36, 26/03/2019
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm, teksa dilte nga seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku mori zyrtarisht statusin e “të akuzuarit” në çështjen “Habilaj”, ka kërcënuar sërish përmes një mesazhi të koduar kryeministrin Edi Rama.

“Nuk e ndjej veten asgjë nga ajo që ju thatë. Di të them që drejtësia i ka shumë borxhe njerzëve. Në këtë vend në 25 vite kanë qeverisur njerëz që kanë vrarë dhe vjedhur. Unë nuk kam vjedhur dhe vrarë kërkënd. Nuk është e kollajtë të jem unë kurban”, tha Tahiri për mediat pas seancës maratonë që zgjati rreth 8 orë.

Kjo nuk është hera e parë që Tahiri shantazhon kreun e qeverisë. Por ende nuk dihet saktësisht nëse pas këtyre shantazheve qëndrojnë prova që Tahiri nuk i ka bërë ende publike, por që paralajmëron se mund ti nxjerrë ato në rast se i rrezikohet liria e tij.

Ajo që dihet deri tani është se Rama është i frikësuar nga Tahiri, çfarë ka bërë që ai të mos lejojë arrestimin e tij.

Edhe më herët, si para Parlamentit ashtu edhe para banesës së tij, teksa Kuvendi priste të votonte mbi heqjen e mandatit të deputetit, Tahiri do të thoshte shkurtimisht para mediave "Nuk keni parë gjë akoma", frazë e përdorur shpesh nga kryeministri Rama por që në kontekstin kur u përmend nga ish ministri ngjante më shumë si kërcënim ndaj kreut të qeverisë.

Saimir Tahiri është i pari zyrtar i nivelit kaq të lartë që do të përballet në një proces gjyqësor me akuza tepër të rënda, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco