Dështim spektakolar me mbylljen e bixhozit/ Lloton tani e ka çdo familje në shtëpi

Dështim spektakolar me mbylljen e bixhozit/ Lloton tani e ka çdo familje në shtëpi

19:03, 26/03/2019
A+ Aa A-

Qeveria trumpeton me të madhe mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive në vend, por siç duket ky fenomen vijon të funksionojë normalisht në vendin tonë. Denoncimin e ben vetë ish kryeministri Sali Berisha.

Teksa citon mesazhin e një qytetareje nga Berati, Berisha shkruan se, mbyllja e bixhiozit ishte një dëshmit spektakolar.

Postimi i Sali Berishës:

Deshtim spektakolar ne mbylljen e bixhozit!

Lloton tani e ka çdo familje ne shtepi. Krim!

Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale. sb

Une qe po ju shkruaj jam nje qytetare e Beratit dhe doja te paraqisja shqetesimin tim ne lidhje me kete aksionin e famshem te mbylljes se lojrave te fatit te kesaj qeverie te korruptuar. Mare shkas nga vetja por edhe shume familje te tjera qe kan pasoja jo nga mbyllja e pikave te llotos por nga shtimi i tyre ne menyre te moderuar. Ne cdo ish lloto por edhe neper vende te tjera mund te aksesohesh fare kollaj per te vendosur lloto ne faqe interneti qe te akseson pronari i llotos. Thjesht i jep nje shume lekesh edhe me pas ai ti kalon ne nje adres te cilen ta hap vet dhe aty luan sipas qejfit. Dua te shtoje se pronaret e llotove po gezojn per "mbylljen" e tyre pasi me kete forem te re iu jan shtuar interesat me 18 % pasi nuk paguajn me detyrimin ne shtet. E pra tani lloton e ka cdo familje ne shtepi jo më posht pallatit. Po iu tregoj edhe disa foto te menyres se si funksionon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco