Sharra e druve dhe kryeministri dru/ Vasili i përgjigjet Ramës: Të tregojnë broçkulla dhe ti si papagall...

Sharra e druve dhe kryeministri dru/ Vasili i përgjigjet Ramës: Të tregojnë broçkulla dhe ti si papagall...

17:45, 26/03/2019
A+ Aa A-

Pas dhunës së shtuar ndaj mjekëve në muajt e fundit ka bërë që qeveria të ndërmarrë një nismë të re për ashpërsimin e masave ndëshkimore në Kodin Penal për dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardha.

Lidhur me tryezën e mbledhur sot nga kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shprehet se, kryeministri përsërit sa herë takon mjekët të njëjtin budallallëk.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Sharra e druve dhe kryeministri dru....

Kryeministri shkollepak perserit sa here takon mjeket te njejtin budallallek te sharres se druve qe pret kembet e te semureve.

Tregon te njejten perralle te trashe cmendur te sharres se druve.

Ne emer te te gjithe kolegeve mjeke te cilet kane heshtur dhe heshtin per shkak te hakmarrjes se njohur te primitivit qe drejton qeverine,po e pyes une primitivin sot dhe nje here e pergjithmone.

Kryeminister primitiv ku e ke, gjeje dhe tregoje nje kartele mjeksore ne 40 vitet e fundit qe paraqet nje intervent te prerjes se kembes apo cfardo prerje te imagjinates tende,e cila eshte kryer me sharre drush??

Kerkoje dhe gjeje ate kartele qe ne fakt ekziston vetem ne imagjinaten tende te shpartalluar.

Mblidhe mendjen top kryeminister as ka as ekziston nje gje e tille.

Hallall atij apo asaj qe te tall ty dhe te tregon te tilla broçkulla qe ti i perserit si papagall me shkollepakesine tende tashme te njohur.

"Goditen mjekë, policë, punonjës të shtetit, përfaqësues të popullit për shkak të detyrës, por kjo nuk mund të kthehet në sport. Është e nevojshme për të ndërhyrë në Kodin Penal, po diskutojmë brenda grupit parlamentar dhe ministrisë së Drejtësisë. Rikonsiderimi i kanosjes ndaj bluzave të bardha është një domosdshmëri”, u shpreh sot Rama.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco