Kallëzimi ndaj ish-Kryeministrit/ Policia e Prokuroria zbërthejnë kuptimin e vërtetë të fjalës Facebook

Kallëzimi ndaj ish-Kryeministrit/ Policia e Prokuroria zbërthejnë kuptimin e vërtetë të fjalës Facebook

17:35, 26/03/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të ish Kryeministrit Berisha ndaj këtij organi në emër të “qytetarit dixhital”. Policia e Shtetit bën me dije se do të kallëzojë penalisht Berishën nëse ky i fundit vijon sipas saj me shpifjet në rrjetin social Facebook.

Me nota të forta ironie ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, Manjani shkruan: “Pas hetimeve intensive të Facebook të doktorit, Policia dhe Prokuroria zbërthejnë kuptimin e vërtetë të fjalës Facebook...Shpifje e rëndë, apo jo?!”.

Image

Ish kryeministri Sali Berisha njihet për denoncimet e tij të fuqishme në rrjetet social, mes tyre edhe ngjarje që më pas kanë bërë shumë bujë dhe më pas kanë rezultuar të vërteta:  Rasti Xhisiela Malokut, rasti i 14 vjeçares së përdhunuar në Kavajë apo trafiku i drogës me avionë siç ishte rasti i Divjakës dhe italianit Riformato.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco