Konsulli shqiptar në Itali i lidhur me Taulant Begon, Italia kërkoi shkarkimin

Konsulli shqiptar në Itali i lidhur me Taulant Begon, Italia kërkoi shkarkimin

16:27, 26/03/2019

Ministria e Jashtme liroi sot nga detyra Edmond Kumarakun, konsullin e Shqipërisë në Romë.

Të paktën kështu njoftoi MPJ, por një e vërtetë tjetër duket se fshihet pas largimit të Kumarakut, është kryetar i Partisë Socialiste në Itali.

Ish-kryeministri Berisha  në një status të tij të fundit në facebook, shkruan se shkarkmi i Kumarakut është kërkuar nga shteti italian, pasi ky punonte edhe në komunën e Riminit edhe në ambasadën shqiptare.

Por po kështu Kumaraku ishte mik me Taulant Bego, mikun e Taulant Ballës së kapur me Toyota Yaris  

‘Italia kërkon largimin e pseudodiplomatit shqiptar!

Lexoni për palodiplomatë që nuk njohin asnjë ligj përveç xhepit!

Qytetari dixhital denoncon:

Diplomatin mik të Taulant Bego Yaris, kryetar i PS në Itali.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Përshendetje Doktor , ky dipllomati i shkarkuar Edmond Kumaraku është shkarkuar sepse ishte i dypunësuar në Itali në komunën e Riminit dhe në ambasaden shqipëtare , dhe e ka kërkuar ministria e jashtme italiane shkarkimin e tij. Ky person është dhe kryetari i PS itali, merrte pjese në takimet elektorale të Taulant Ballajt dhe Jyrgis Cyrbja në shkelje të plotë të ligjit për dipllomatët.’-shkruan Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment