Alizoti në Syri.net: Ka rënë sistemi! Në 6 vjet Rama ka prodhuar vetëm show

Alizoti në Syri.net: Ka rënë sistemi! Në 6 vjet Rama ka prodhuar vetëm show

16:15, 26/03/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri.net, anëtari i Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti komentoi edhe vendimin e liderit të opozitës Lulzim Basha për djegien e mandateve parlamentare.

Sipas tij, ky është një vendim i paparë më parë ndaj dhe duhet mbështetur.

“Ka ndërmarrë diçka që nuk e ka bërë askush më parë. Duhet ta mbështesim. Ka rënë sistemi!. Edi Rama mund të bëjë çfarë të dojë, por nuk shpik politikë dhe nuk bën dot opozitë. Sistemi pluralist bëhet me këto parti, kur këto parti dalin biem sistemi. Kush do e bëjë pluralizmin, Partia e Punës?”, u shpreh Alizoti.

Sa i përket qeverisë Rama, Alizoti deklaroi se në 6 vjet nuk është prodhuar asgjë.

“Në 6 vjet nuk ka bërë asgjë. PD ka bërë dy gjëra të mëdha: anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave. 6 vjet nuk janë hapur negociatat. Show, Rilindje, ikën një, vjen tjetri. 6 vjet kapiteni Rama nuk ka asnjë afrim me Europën. Një grup politik që nuk prodhon një kauzë, është i dështuar. Këtu ka vetëm show”, shtoi Tomor Alizoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco