Alizoti në Syri.net: Kam propozuar që në fillim djegien e mandateve, situata në Shqipëri është shumë e rëndë

Alizoti në Syri.net: Kam propozuar që në fillim djegien e mandateve, situata në Shqipëri është shumë e rëndë

16:07, 26/03/2019
A+ Aa A-

I ftuar në Syri.net, anëtari i Kryesisë së PD-së, Tomor Alizoti ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Sipas tij, parlamenti e ka humbur vlerën, ndërsa sa i përket deputetëve të rinj e quajti diçka qesharake.

“Parlamenti nuk ka vlerë kur brenda ke persona të inkriminuar. Unë kam propozuar që në fillim që të digjen mandatet”, u shpreh Alizoti.

“E rithem prapë. Bërja e listave nuk është diçka demokratike. Duhet të votohet, ashtu edhe në parti. Mjaftojmë të shikojmë botën dhe të bëjmë si ata. Çka kam patur i kam thënë. Unë mendoj që situata në Shqipëri është shumë e rëndë. Unë jam në PD se PD-ja është në krizë dhe ka nevojë për njerëz. Duhet reflektuar. Politika nuk bëhet me fëmijë dhe dallaveraxhinj. Është si një ndeshje futbolli. Duhet ekip i fortë që të fitosh. Duhen njerëz që duhet të driblojnë dhe artikulojnë”, deklaroi ish-diplomati,

“Refuzoj ti përgjigjem. Është qesharake. Është luks të merresh me diçka inekzistente kur vendi është në krizë”, tha Alizoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco