Policia padi ish-kryeministrit Berisha, gazetari: Cila nga këto është shpifje?

Policia padi ish-kryeministrit Berisha, gazetari: Cila nga këto është shpifje?

15:30, 26/03/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha shpesh bën publike denoncime të rënda në lidhje me fenomene të shumta që ndodhin në Shqipëri dhe që zakonisht, tentohen të fshihen nga ana e qeverisë.

Të shpeshta kanë qenë denoncimet që janë bërë sidomos ndaj Policisë së Shtetit dhe lidhjeve të saj me trafikun e drogës dhe veprimtari të ndryshme të jashtëligjshme.

Pikërisht për këtë gjë, policia tha sot se do të bënte një denoncim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me denoncimet e tij.

Por ky denoncim ka sjellë edhe reagime të shumta. Fillimisht kanë qenë qytetarët që kanë akuzuar policinë, por reagime kanë ardhur edhe nga gazetarët.

Njëri prej tyre është Klodian Tomorri që ka renditur disa nga ‘shpifjet’ ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Shpifesi dixhital

Ministria e Brendshme njoftoi se do te kallzoje penalisht ish kryeministrin Sali Berisha per shpifje te panumerta ndaj policise se shtetit.

Me poshte jane disa nga shpifjet me te renda dhe dashakeqe.

1-Ne Divjake po behet trafik droge me avion nen hunden e policise se shtetit. Rezultoi shpifje, pasi ne te vertete avionet po sperkasnin kimikate per mushkonjat me ekspertin italian Riformato.

2-Policia e Shtetit eshte e perfshire ne trafik droge. Kjo eshte nje nga shpifjet me dashakeqe qe eshte bere ndonjehere ndaj policise se shtetit. Prova me e forte per kete shpifje eshte fakti se shume nga ish drejtuesit e policise se shtetit ne vitet 2014-2017 aktualisht jane te arratisur jashte shtetit dhe jane ne kerkim.

3-Perdhunohet e reja nga djali i deputetit, policia e shtetit nuk merr denoncimin. Edhe kjo rezultoi teresisht shpifje sepse ishte shaka.

4- Kavaje, perdhunohet e mitura ne shkolle, policia fsheh ngjarjen. Shpifje e ndyre, qe ka qëllim të denigrojë, delegjitimojë, dekurajojë dhe pengojë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Kjo lista nuk mbaron kurre, por kaq besoj mjaftojne per ta arrestuar qytetarin dixhital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz26/03/2019 15:48

Nuk ka lind akoma ndonje burre ti mbylli gojen Doktorit, dhe aq me teper nje surratmi dhe bythlepirs i edver llumit si gjeneleshi Llesh Leshi. Policia eshte e gjitha e zhytur ne mut, duke pare se çar drejtuesish ka, qe te gjith nga tepelena, jo si drejtore policie, por si drejtore gjelberimi e jeshiluan vendin nga veriu ne jug, me krimin dhe kriminelet i shkojn punet vaj, aman popullit te thjeshte qe lufton per buken e gojes, gram nuk i falin horrat e policise patriotet e shokut Mozi.

Shto koment

Denonco