Partia ia mbledh kryetarit Vuçiç, ndryshe nga miku i tij Rama, pranon zgjedhje të parakohshme

Partia ia mbledh kryetarit Vuçiç, ndryshe nga miku i tij Rama, pranon zgjedhje të parakohshme

14:23, 26/03/2019
A+ Aa A-

Njësoj si në Shqipëri, edhe Serbia prej muajsh është përfshirë nga protesta të mëdha kundër qeverisë së presidentit Aleksandër Vuçiç. Pak ditë më parë, protestuesit madje pushtuan edhe Radio Televizionin shtetëror RTS. Pavarësisht nga demonstrimet masive, njësoj si miku i tij në Tiranë, Edi Rama, presidenti Vuçciç kishte qëndruar stoik deri më sot ndaj kërkesave të opozitës së bashkuar, për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme.

Por situate e rënduar politike në vend dhe zemërimi popullor, duket se e kanë detyruar partinë në pushte SNS, që të kapërcejë kokëfortësinë dhe kundërshtitë e kryetarit Vuçiç dhe të marrë vendimin, për zhvillimin e zgjedhjeve të  parakohshme, si e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës së rëndë në vend.

Lajmi është dhënë nga të gjitha mediat vendase në Serbit dhe ato të huaja, të cilat njoftojnë se partia e presidentit serb Alekdandër Vuçiç është e gatshme të zhvillojë zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, vendimi u bë i ditur nga vetë Vuçiç pas një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë së tij, SNS.

“Kryesia e SNS-së ishte pro zgjedhjeve të parakohshme, me vetëm një votë abstenim, timen”, deklaroi  Vuçiç menjëherë pas kësaj mbledhje.

Ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, por Vuçiç ka vazhduar që të jetë i vendosur për të mos u ulur në tryezën e dialogut me drejtuesit e opozitës serbe, Jeremiç dhe Obradoviç.

Njësoj si Edi Rama në Tiranë, presidenti i Serbisë ka përdorur një gjuhë të egër ndaj kundërshtarëve politikë që gjithsesi e detyruan më në fund, që të fusë vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Ne nuk duhet të hyjmë në këtë mulli të dhunës politike, në të cilën kundërshtarët tanë politikë bashkë me fashistin Bosko Obradoviç po përpiqen të na tërheqin. Unë nuk do të pranoj asnjë nga kërkesat e tyre. Mbetet vetëm që ata të më vrasin mua. Mundësi tjetër nuk ka”, deklaroi Vuçiç menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së partisë SNS.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz26/03/2019 16:55

Vuçiçi e ka me te lehte me pranu zgjedhje te parakohshme, ai dhe partia e tij nuk jan ne pushtet nga bandat qe blejn vota dhe bandit qe i kercenojne. Ndersa ky qenefi yne do tja fusi vrapit nje sahat e me pare, por banditet dhe kriminelet qe e sollen ne pushtet kete bajge dhe Ridhjerjen e tij nuk e lejojne, ky eshte i vetmi ndryshim mes edver qenefit dhe vuçiçit.

Shqiptari26/03/2019 16:10

Nuk ka force ne bote qe ta pengoje uraganin e zemerimit popullor! Qofte Vuciq, qofte Rama, e qofte pidh soma!!!

Xhimi26/03/2019 14:37

kur u dorezua Vucic qe ka mbeshtetje perendimore....ky dangalli jone i ul vet breket

Shto koment

Denonco