Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Cakaj tregon pse largoi 20 diplomatë: Nuk janë profesionistë, lëre pastaj sa larg me vizionin e Ramës!

Cakaj tregon pse largoi 20 diplomatë: Nuk janë profesionistë, lëre pastaj sa larg me vizionin e Ramës!

13:49, 26/03/2019
A+ Aa A-

Pas shout të radhës që Edi Rama bëri pak ditë më parë me ministrinë e Jashtme, edhe në kuadër të goditjes së “grupazhit” të ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati që duket se i ka dalë nga rreshti, kukulla e tij e komanduar Gent Cakaj në krye të këtij institucioni të rëndësishëm, certifikoj reprezaljen e radhës, duke larguar nga shërbimi 20 punonjës dhe diplomatë.

Por edhe pse dihet se ministria e Jashtme dhe ambasadat tona nëpër botë janë kthyer që nga ardhja në pushtet e Rilindjes në vitin 2013, në çerdhe nepotizmi dhe qokash, sërish halli më i madh i Cakajt qenka se “grupi armiqësor” i zbuluar së fundmi, nuk ka të njëjtin vizion me “liderin global”. E vërteta është, se përveçse goditjes së Ditmir Bushatit, Rama ka mbetur i pakënaqur me veprimtarinë e ambasadave tona nëpër botë me rastin e urdhrit që u ka dhënë, për të ndërmarrë një kundërofensivë për denoncimet që po i bëjnë qeverisjes së tij klepto-kriminale, nga mediat më kryesore në Europë.

“Sot ndaj faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk përmbushin as kushtet ligjore dhe as minimale profesionale për të kryer detyrën dhe lëre më vizionin e kryeministrit Rama”, ishte motivacioni që da Caka në konferencën për shtyp ku njoftoi shkarkimin e 20 punonjësve të Ministrisë së Jashtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz26/03/2019 18:34

Gjynah kaq i ri dhe me nje gjuhe kaq te gjate per bythlepirje!

Shto koment

Denonco