Ambasadori i OSBE thotë se policia është asnjanëse në zgjedhje, po Rama ç'mendon?

Ambasadori i OSBE thotë se policia është asnjanëse në zgjedhje, po Rama ç'mendon?

13:40, 26/03/2019
A+ Aa A-

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, i cili po bën gjithçka për ta paraqitur krizën e rëndë politike në vend pas vendimit radikal të opozitës për të braktisur parlamentin si ‘normalitet’, u shfaq sot në krah të drejtorit të Përgjithshëm të policisë Ardi Veliu.

Ai deklaroi, se është i bindur se uniformat blu do të jenë asnjanëse në zgjedhjet e radhës.

‘Jam i sigurt se sjella profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe policinë e shtetit mund të shtojnë tek njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtet është e vlefshme dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare.

Kam besimin se policia e shtetit do të jetë asnjanës në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe do të sillet me profesionalizëm dhe dinjitet’, deklaroi pa mëdyshje Bernd Borchardt, gjatë aktivitetit për trajnimin e policisë me rastin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Kështu mendon dhe beson zoti Borchardt, por çfarë ka në mendje vetë shefi i madh i qeverisë dhe policisë bashkë, Edi Rama?!

Kujtojmë se në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, për të cilat ka fakte se janë blerë nga krimi i organizuar nën hundën e policisë, Rama urdhëronte të gjithë trupën policore në vend, që të mblidhte sa më shumë vota për PS-në.

‘I bëj thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për Partinë Socialiste të Shqipërisë’, deklaronte kryeministrit i vendit në atë kohë, duke shkelur publikisht ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kola 26/03/2019 16:25

Lere se ky ngaaterron vitin kur kishte te mbjellur me shum droge dhe vitin kur u vodhen zgjedhjet.hahah ketije jepi nje vize nga ata te bardhet dhe nje nga ata 0900 dhe e ke ne rregull ky po qe nuk eshte kadri.

Didi26/03/2019 14:54

O Ambasador leshi po graja jote me kënd eshte na trego njiher se kjo ka rendesi se policine e ripjelljes e dime me kend eshte

beci26/03/2019 13:54

Ku jetojne keto ambasadorte te OSBE-se,jashte Shqiperise ?

Shto koment

Denonco