Lajmi i fundit

DOKUMENTI/ Zbulohet letra e Agaçit: Po, jam i përfshirë në marrëveshjen për emigrantet

Lleshi i Ramës, Markut/ Heto Facebook e Berishës, kush e informon

Lleshi i Ramës, Markut/ Heto Facebook e Berishës, kush e informon

13:11, 26/03/2019
A+ Aa A-

Sandër Lleshi, i emëruar i Edi Ramës në krye të Ministrisë së Brendshme, kërkon që Arta Marku të hetojë Facebook e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të mësuar se kush e informon atë, për publikimet që bën.

Nuk kishte ndodhur më parë që Ministria e Brendshme të kërkonte për të hetuar një faqe Facebook.

Sot Policia e Shtetit, nën udhëheqjen e Sandër Lleshit ka bërë publike kërkesën për të hetuar Facebook-un e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me postimet e tij.

Policia thotë se këto janë shpifje dhe nuk është hera e parë.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit konstaton me keqardhje se shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria.

Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve.

Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha.

Kjo është e rëndësishme jo vetëm në respekt të opinionit publik, por dhe për vetë Policinë e Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz26/03/2019 14:53

Policine e narkotrafikut nuk ka lume qe e lan, persa kohe qe ne krye jane akome qelbesirat dhe drejtortrafiket qe jeshiluan vendin me kanabis. Saper doktorin o llesh leshi, ti dhe shum spurdhjak si ty i kan honger dhe ja hane ate qe s'thuhet. Polli pula lleshit nkaçile te leshit. Mos i nxirr bythes tym o Gjenelesh i edver bajges!

Qytetar26/03/2019 14:15

Ha ha ha... Kur thoshte Ish Ministri Shkelqim Cani qe, Sali Berisha i di te gjitha,por fati jon qe i thote Berisha dhe njerezit se marin per te besuar. O Sander Lleshi apo Lleshaj qe e ke ti,pse desertove or njeri per 2 vjet minister...nje jete ushtarak me grada, peshtyve mbi flamur,mbi uniforme dhe mbi nder kaq shume. Ca do thojne familjaret e tuj per ty ne te ardhmen...kur do thojne: po e kemi pas babin me grada dhe pastaj 2 vjet minister dhe do ulin koken posht se sdo tregojne vazhdimin tend,duke u turperuar per ty. Nejse ketu jemi, une do e shoh nga larg pensionin tend.

Daj Jaku26/03/2019 13:40

Katunarja në vend që të hetojë gazin helmues luftarak serb, duhet të merret me denoncimet e Berishës, të cilat çuditërisht pasqyrojnë realitetin. E vetmja "shpifje" e Saliut për gjithë drejtorët e policisë nga Tepelena, sepse në fakt nja dy ose tre janë nga Kurvaleshi.

Shto koment

Denonco